Tabela në euro për çmimet e banesave në Tiranë
Sa kushton një apartament në kryeqytet
Kriza që ka mbërthyer sektorin e ndërtimit, nuk ka ndikuar në uljen e çmimeve të apartamente në kryeqytet. Sipas agjencive të imobilare, shitjet më të shumta dhe kërkesat e qytetarëve për të blerë apartamente janë në periferi të kryeqytetit, pasi aty mund të gjesh apartamente të cilat kushtojnë më pak në krahasim me apartamentet brenda unazës. Gazeta “Tirana Observer” boton sot të gjitha çmimet aktuale të apartamenteve për metër katror në Tiranë.
Çmimet
Çmimet e apartamenteve në kryeqytet vazhdojnë të mbeten të kripura, megjithëse kërkesa për blerje është ulur me rreth 70 për qind. Qendra dhe zona e ish- bllokut janë dhe zonat ku çmimet e apartamenteve arrijnë rekordin. Pra metri katror në këto dy zona, arrin deri në 2 mijë euro. Më pas ndiqet nga zona e liqenit, ku çmimi për metër katror arrin deri në 2000 euro. Ndërkohë në Tiranën e re, Selitë dhe në Komunën e Parisit, çmimet e apartamenteve, variojnë nga 600 euro deri në 1500 euro për metër katror. Tek Fresku, çmimet e apartamente variojnë nga 500 deri në 800 euro për metër katror. Ndërsa në periferi të kryeqyteti,t çmimet e shtëpive arrijnë deri në 400 euro për metër katror deri në 900 për metër katror. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, pavarësisht krizës, i kanë mbajtur çmimet konstante dhe se nuk planifikojnë ti ulin ato.
Marrja e lejes së ndërtimit
Çdo firmë e cili kërkon të marrë lejen e ndërtimit, duhet të plotësojë 15 dokumentacione. Ku nga këto, 8 dokumente nevojiten për zbardhjen e lejes së ndërtimit në Këshillin e Rregullimit të Territorit. Këto dokumenten ndërtuesi duhet ti dorëzojë në Bashki. Dokumentet e nevojshme për marrjen e lejes së ndërtimit janë formulari nr.3, formulari nr.2 i lejes së aprovuar të sheshit të ndërtimit, kontrata noteriale midis pronarit të truallit dhe firmës së ndërtimit, si dhe licenca e noteruar e firmës së ndërtimit brenda afatit të përdorimit, deri te të dhënat e studimit inxhinier –sizmologjik për sheshin ku do të bëhet ndërtimi.
Dokumentet e nevojshme për pajisjen me leje ndërtimi
1. Formulari Nr.3
2. Projekti teknik i arkitekturës ku jepen të saktësuara planimetritë, prerjet dhe fasadat teknike me materialet e veshjeve të tyre. Projekti të sillet në CD.
3. Relacion nga arkitektit për projektin
4. Plani i organizimit të punimeve + grafiku i punimeve, në tre kopje (bashkangjitur projekt zbatimit, i firmosur nga drejtuesi teknik i subjektit ndërtues me firmë origjinale)
5. Studimi gjeologo- inxhinjerik
6. Studimi sizmik për objektet mbi 8 kat
7. Kontrata sipërmarrjes midis pronarit të truallit dhe firmës së ndërtimit e cila duhet të jetë brenda afatit të shqyrtimit të kërkesës për leje ndërtimi. Ajo duhet të jetë origjinale ose fotokopje e noterizuar.
8. Aktmarrëveshje midis investitorit dhe subjektit ndërtues(nëse ka)
9. Licenca e noteruar e firmës së ndërtimit brenda afatit të përdorimit dhe brenda kategorisë përkatëse.
10. Planimetria e sistemimeve të jashtme e plotësuar me kuota altimetrike në shkallën 1:200, në 3 kopje (bashkangjitur projekt zbatimit , e firmosur nga projektuesit me firmë origjinale).
11. Plani i piketimit të objektit në shkallën 1:200
12. Certifikata e pastërtisë nga Inspektoriati i Mjedisit Urban, dokument i cili jepet firmës ndërtuese për të vërtetuar që ky subjekt nuk ka detyrime të pashlyera.
13. Vërtetim nga Ndërmarrja e Tregjeve dhe Taksave pranë Bashkisë së Tiranës, dokument i cili i jepet firmës ndërtuese për të vërtetuar që ky subjekt nuk ka detyrime të pashlyera.
14. Fotokopje e noteruar e licencave të projektuesve brënda afatit të përdorimit (arkitekt, konstruktor, elektrik hidrosanitar dhe ngrohje ventilim).
15. Konfirmim te formulari 3/1 nga PMNZSH për mbrojtjen nga zjarri
Për zbardhjen e lejes së ndërtimit, pas vendimit të lejes së ndërtimit nga KRRT-ja.
1. Projekt zbatimi i plotë në tre kopje(sipas vendimit, formularit dhe genplanit të Lejes së Ndërtimit) i arkitekturës, i firmosur nga arkitekt
2. Në projektin e zbatimit të jepen të saktësuar tipet e apartamenteve, sipërfaqet për secilin tip dhe sasia e tyre, për çdo objekt me destinacion banese dhe sipërfaqet e ambienteve me destinacion shërbime. Për objektet, vizatimet e të cilëve janë përpunuar në kompjuter, të sillen në CD vizatimet e planimetrive të objektit.
3. Projekt zbatimi i plotë në një kopje i projektit konstruktiv, elektrik, hidrosanitar, ngrohje –ventilim. (i firmosur nga projektuesit me firmë origjinale, i shoqëruar me tabelën e fletëve për secilin projekt)
4. Llogaritjet bazë të konstruksionit të firmosura nga konstruktorët me firmë origjinale. (bashkangjitur projekt zbatimit, e firmosur nga projektuesit me firmë origjinale.
5. Relacion teknik shpjegues i projektit konstruktiv, elektrik, hidrosanitar dhe ngrohje ventilim të firmosur nga projektuesit përkatës. ( 1 kopje)
6. Preventivi i hartuar mbi bazën e çmimit mesatar për metër katror , deklaruar nga E.K.B. Ky në tre kopje i firmosur nga projektuesit me firmë origjinale.
Dokumentacion për leje shfrytëzimi
1) Fotografi të fasadave të objektit, fletë A-4.
2) Relacion i kolaudatorit për zbatimin e projektit (ku përveç të tjerave, të reflektohen të gjitha ndryshimet nga projekti i miratuar, nëse ka).
3) Licenca e kolaudatorit.
4) Relacion i supervizorit (mbikëqyrësit të punimeve), mbi zbatimin e objektit.
5) Licenca e supervizorit (mbikëqyrësit të punimeve).
6) Situacion përfundimtar i vlerës së punimeve të kryera në objekt.
7) Licenca e drejtuesit teknik (zbatuesit të punimeve).
8) Vendimi i K.RR.T-së për sheshin e ndërtimit .
9) Formulari i sheshit të ndërtimit.
10) Planimetria e sheshit të ndërtimit të objektit. Shesh ndërtimi.
11) Vendimi i K.RR.T-së për leje ndërtimit .
12) Formulari i lejes së ndërtimit.
13) Planimetria e sheshit të ndërtimit të objektit. Leje ndërtimi.
14) Projekti arkitektonik i miratuar nga Bashkia (me vulat përkatëse).
15) Licencat e grupit të projektimit:
16) Aktet e kontrollit për fazat e ndërtimit të objektit.
17) Kontratat e sipërmarrjes ndërmjet palëve:
18) Akt-kolaudimi nga ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve, që vërteton se subjekti ndërtues ka kryer zbatimin e punimeve të furnizimit me ujë dhe shkarkim të rrjetit të K.U.Z sipas projektit të miratuar nga kjo ndërmarrje.
19) Proces-verbal nga K.E.SH. sh.a, Filiali Elektrik i Qytetit Tiranë, i cili vërteton se objekti është marrë në dorëzim nga Filiali Elektrik.
20) Vërtetim nga Drejtoria e Pastrimit mbi vendosjen e pikave të hedhjes së mbeturinave.
21) Certifikatë Pastërtie e lëshuar nga Drejtoria e Kontrollit të Territorit Urban.
22) Akt-Teknik nga sektori PMNZSH-së, pranë Prefektit të Qarkut Tiranë.
23) Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore për shlyerjen e detyrimeve vendore.
24) Relacion mbi zbatimin e instalimeve hidrosanitare dhe instalimeve të ngrohjes të zbatuara në objekt, (e përgatitur nga inxhinieri përkatës që ka ndjekur zbatimin).
25) Licenca e inxhinieri hidrosanitar zbatues.
26) Relacion Teknik mbi zbatimin e punimeve elektrike në objekt, (e përgatitur nga inxhinieri përkatës që ka ndjekur zbatimin).
27) Licenca e inxhinieri elektrik zbatues.
28) Licenca e subjektit ndërtues.
Tatimi
Të gjithë personat që shesin një apartament, do të tatohen në masën e 10 për qind të fitimit kapital të realizuar. Pra, nëse një individ do të shesë një apartament, atëherë ky individ do të paguajë 10 për qind të diferencës së vlerës së shitur të apartamentit me vlerën e blerjes së apartamentit nga individi. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të kësaj pasurie. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet pa provuar pagimin e detyrimit pranë zyrave vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndërkohë banesat e ndërtuara para vitin 1995 dhe nuk kanë vlerën e blerjes, atëherë vlera minimale e blerjes do të merret kostoja mesatare për metër katror e sipërfaqes së shfrytëzueshme e përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave.
Shembulli
Një shoqëri ndërtimi i ka shitur individit A një apartament me vlerën e 6 milionë lekëve
Individi A pas disa vitesh ia shet apartamentin individit B në vlerën e 8 milionë lekëve
Individi A do të tatohet me 10 për qind të diferencës midis vlerës së shitjes (8 milionë lekë) dhe vlerës së blerjes (6 milionë lekë)
Pra 10% x (8.000.000 - 6.000.000)=200.000 lekë
200.000 lekë do të jetë tatimi i të ardhurave personale nga kalimi i pronësisë.
Çmimet e apartamenteve
Qendër 1.500-2.000 euro/m2
Kinema “Agimi” 1300-1400 euro/m2
Selvia 900-1500 euro/m2
Ish blloku 1500-2000 euro/m2
Myslym Shyri 1000- 1300 euro/m2
Rruga “Muhamet Gjollesha” 1.000-1.400 euro/m2
Rruga “Naim Frashëri” 850-1200 euro/m2
Zona e Zogu i Zi 900-1200 euro/m2
Rruga “Kongresi i Lushnjës” 1000-1500 euro/m2
Kompleksi Dinamo 900-1300 euro/m2
Rruga e Kavajës 700-1300 euro/m2
“21 Dhjetori” 900-1200 euro/m2
Stacioni i Trenit 800-1000 euro/m2
Komuna e Parisit 800- 1400 euro/m2
Zona e Parkut të Autobusëve 700-1100 euro/m2
Rruga “Sami Frashri” 900-1700 euro/m2
Tirana e Re 800-1400 euro/m2
Zona e Liqenit 800-2000 euro/m2
Rruga “Njazi Meka” 800-900 euro/m2
Unaza e Re 400-600 euro/m2
Rruga “Ali Demi” 550-900 euro/m2
Rruga “Arben Brocaj” 850 euro/m2
Rruga “Njazi Meka” 800-900 euro/m2
Tregu i Madh 600-800 euro/m2
Ish-Fusha e Aviacionit 650-850 euro/m2
“Hasim Vokshi” 800-950 euro/m2
Rruga “Don Bosko” 600-900 euro/m2
Selitë 600-900 euro/m2
Fresku/Porcelan 450-800 euro/m2
Zona e Yzberishtit 400-600 euro/m2
Zona e Kinostudios 700-900 euro/m2
Zona e Kombinatit 450-800 euro/m2
Lapraka 500-690 euro/m2
70
Për qind
është ulur kërkesa për blerje të apartamenteve në kryeqytet. Ndërkohë, ndërtuesit edhe për shkak të blerjes së paktë, çmimet e apartamenteve i kanë mbajtur konstante. Sipas agjensive imobilare, kërkesa për blerje dyqanesh është pothuajse në zero.
20
Për qind
e tatimit mbi vlerën e shtuar, e paguajnë kompanitë e ndërtimit, pavarësisht se realizojnë 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, si pasojë e praktikave të taksave referuese.
TiranaObserver
Keni nevojë për financim?
PërgjigjuFshijeJu po kërkoni financim për të promovuar kompaninë tuaj,
Një projekt ose për arsye të tjera. Ne ofrojmë kredi
Nga 2000 në 50,000,000 € me një përqindje prej 3% në të gjithë rajonin, si më poshtë:
* Financiar
* Kredi për shtëpi
* Kredi për veturë
* Konsolidimi i borxhit
* Linja e kredisë
* Hipoteka e dytë
* Blerja e kredisë
* Kredi personale
Për më shumë informacion, na kontaktoni
Email: uwifrance1@gmail.com
Whatsapp: +33 7 73 47 41 84
Përshëndetje