e shtunë, 6 shkurt 2010

Ndertesat me te larta (akoma ne leter) - Pjesa 1

Padyshim Burj Khalifa, ndertesa 828 metra eshte nje monument ideal per epoken e mbi konsumerizmit, per epoken e papergjegjesise dhe te paqendrueshmerise qe po kalojme. Kjo "kulle" fyen rende logjiken e ndertimit, te kohes. E megjithate cdo epoke sintetizohet dhe identifikohet me nje monument. Burj Khalifa ishta kulla e pare ndoshta ne serine e ndertesave gjigande ne botte. Po me siguri nuk ishte nje shkendije ne qiell te hapur. Me poshte po paraqis ndertesa te cilat jane projektuar/ideuar per t'u ndertuar ne te ardhmen.

(Ne kete artikull ndodhen 7 ndertesat nga vendi 7-14, 6 te tjerat do ti paraqis ne artikullin tjeter)

1. Shimizu Super High Rise, 550 m

- E dizenjuar per tu rezistuar termeteve dhe taifun-eve ne nje zone ku keto te fundit bien shpesh.
-Dizenjimi ishte per nje kulle e ndare ne 3 pjese. Ne plan do te dukej si nej yll 8-polar.



2. Holonic Tower, 600 m dhe 120 kate

- Holonic Tower u projektua si nje ndertese multifunksionale. Por jo cdo pjese e nderteses u projektua qe te sherbente si strukture por nej pjese e madhe e saj eshte boshllek. Ne kete menyre drita dhe ajri do te ishin vetem natyral ne ndertese.




3. Millenium Tower, 840 m dhe 180 kate

- U projektua per ti qendruar forcave te termetit dhe per pasoje ka perreth vetes nje "kafaz" celiku.
- U projektua per tu ndertuar 2 kilometra larg girit te Tokyos, kulla kishte mundesi te mbante deri ne 60.000 banore duke gjeneruar vete energjine dhe duke perpunuar mbeturinat e saj.





4. Dynamic Intelligent Building, 800 m dhe 200 kate




5. Seiren 21, 930 m dhe 180 kate




6. The Spiral, 1200 m dhe 200 kate

- Kjo sktrukture u propozua per te lehtesuar mbipopullimin e qytetit te Tokyos.
- Ndertesa do te perpunonte 90% te mbeturinave te saj vete dhe do te ishte nje nder ndertesat me ekologjike te kohes.




7. Sky City 1000, 1000 m dhe 196 kate

- Brenda kesaj ndertese do te ndodheshin rezidenca banimi, teatro, zyra, shkolla e mjedise te tjera te ndryshme.
- 35.000 banore do te jetonin ketu dhe 100.000 te tjere do te punonin.
- Per kete ndertese jane projektuar ashensore te vecante me shpejtesi te madhe dhe me aftesi mbajtese deri ne 70 persona.



Kjo ishte pjesa e pare e ndertesave "vizionare" me te larta ne bote. 6 ndertesat e tjera do te paraqiten ne nje artikull pak me vone.

Nuk ka komente:

Posto një koment