e enjte, 3 qershor 2010

Shqipëria, superfuqi energjetike, do të ndërtohen 264 hidrocentrale

Në Shqipëri do të investohen 244 miliard lekë për ndërtimin e 264 hidrocentraleve.
Ministria e Energjetikës ka bërë një pasqyrë të projekteve dhe investimeve që
do të kryhen në sektorin energjitik në vend, me qëllim kthimin e Shqiperisë në
një vend me superfuqi energjie në rajon.
Zëvendësministri Leonard Beqiraj, pohoi sot se janë
nënshkruar gjithsej 98 kontrata konçensioni, prej të cilave 96 të formës ”BOT”
(ndërtim –shfrytëzim-transferim) dhe 2 kontrata të formës ”ROT”
(rehabilitim-shfrytëzim-transferim).
Në bazë të këtyre kontratave do të ndërtohen
264 hidrocentrale, të cilat do të prodhojnë 4.5 miliard kë/h energji në vit.
Vlera e investimit e parashikuar për ndërtimin dhe rehabilitimin e këtyre
hidrocentraleve është 244.8 milard lekë.
Ndër projektet më të rëndësishme me
investitorë të huaj strategjikë janë ndërtimi i hidrocentraleve të Kaskadës së
Devollit apo ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës. Ndërkohë kanë filluar punimet
e ndërtimit të mbi 30 hidrocentrale.
Aplikimet në ministri vazhdojnë dhe vetëm në
mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave janë miratuar kërkesat e 6
shoqërive për ndërtimin e 11 hidrocentraleve.

Nuk ka komente:

Posto një koment