e martë, 19 qershor 2012

Natyre dhe Aktivitete


Fotot e meposhtme i perkasin albumit "Natyre dhe Aktivitete" te perfunduar ne vitin e kaluar nga ku mund t'ju vine ide sesi mund te kaloni sa me mire pushimet kete vit ne Shqiperi.
ALBUMI



Rhodes Town, Rhodes Island



Definitely one of the best beaches in the world....

Parku Industrial dhe Kërkimi-Zhvillimor (Tirana Techno – Park)

Parku Industrial dhe Kërkimi-Zhvillimor do të ndërtohet në një sipërfaqe prej rreth 30 000 m2. Ky do të jetë i pari në llojin e tij, i cili synon të mbledhë të gjitha firmat kombëtare dhe ndërkombëtare që merren me projekte zhvillimore dhe kërkimore për rritjen e mirëqenies kombëtare, ku do të përfshihet e gjithë infrastruktura përkatëse, do të nxitet zhvillimi i ndërmarrjeve, do të gjenerohet punësimi dhe krijimi i të ardhurave për qytetarët, do të përmirësohen lidhjet midis Akademisë dhe Industrisë. Ky do të jetë financim nga një prej bankave ndërkombëtare dhe do të operohet me modelin PPP (Partneritet Publik dhe Privat) dhe me koncesion. Kohëzgjatja e zbatimit është parashikuar për 32 muaj.

Theth - Shqiperi


e hënë, 18 qershor 2012

Shqiperia

Albumi "Shqiperia 2" eshte ne perfundim e siper... Nderkohe mund te gjeni atje disa nga fotot me te bukura qe keni pare ndonjehere ne vendin tone

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.498699355608.317341.273209685608&type=3

Hotel "Rogner" ne brendesi


Turizëm me Hane dhe Shpella



Turizmi malor po tërheq nga viti ne vit me shume frekuentues si shqiptare ashtu edhe te huaj te apasionuar pas klimës por dhe aventurave qe ai ofron. Pasi udhëton 140 km nga Tirana, afërsisht tre ore, mbërrin tek Hani i pare qe ndodhet ne periferi te Pukës. Ish-kampioni ne mundje Perparim Laçi, thotë se e ka ndërmarre nismën për te ndërtuar një Han pas ngjitjes ne Everest ku ka pare te tille ne lartësinë e 4500 metrave. 85 shpellat qe ndodhen ne Puke, pyjet me gështenja, liqenet, pistat e skive si dhe shëtitjet me kuaj, pa lënë mënjane edhe ushqimin tradicional sidomos bulmetin e freskët, janë ato çka tërheqin turistet. Për akomodimin një ditor ku përfshihen vaktet dhe fjetja çmimet ne Hanet e Pukës shkojnë ne 2 mije leke. Por ne shume raste pushuesit parapalqejnë çadrat. Ne veri te vendit janë te njohura e licencuara 40 hane. Pavarësisht promovimeve edhe me fletëpalosje nga ministria e turizmit, jo te gjitha bujtinat arrijnë te tërheqin turiste, pasi ne shume fshatra malore problem mbetet infrastruktura sidomos rrugët e paasfaltuara.