e hënë, 26 dhjetor 2011

Firma “Geci” blen 21 milionë euro të gjitha aksionet e “15-katëshit”




Një nga godinat më të përmendura në Tiranë si pikë referimi, 15-katëshi, është shitur për 21 milionë euro nga ish-pronarët e tij. Dhjetë aksionerët që e kishin në pronësi deri dje këtë godinë, kanë “transferuar” te një aksioner i vetëm të drejtën e pronësisë. Sipas një komunikate për shtyp, bëhet me dije se blerësi i ri i “Tirana International Hotel” është kompania “GECI” sh.p.k., në pronësi Ramë Gecit. Kjo kompani operon prej kohësh në vend në infrastrukturë, kryesisht në ndërtimin e rrugëve. Shitja e “Tirana International Hotel” vjen pas procesit të privatizimit që ish-godina shtetërore kaloi në vitin 2004 nën mbikëqyrjen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në atë kohë 15-katëshi i kaloi për menaxhim kompanisë shqiptare “Albania Consortium”, e cila e zhvilloi aktivitetin e saj në veprimtarinë e hotelerisë dhe që kishte 25 aksionerë. Kjo kompani arriti që të fitonte ankandin e shpallur në atë kohë me shumën 5.2 milionë USD, edhe pse interes për këtë privatizim kishin shfaqur edhe 50 kompani të tjera. Ky interes i lartë e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës 15-katëshin edhe për faktin që është një nga godinat më të mëdha në sektorin e hotelerisë. “Tirana International Hotel” është një pronë 17 mijë metra katrorë, ka rreth 170 dhoma, 11 salla aktivitetesh të ndryshme me kapacitete që shkojnë deri në 450 veta, me salla fitnesi, sauna, pishinë etj. Qysh me ndërtimin e godinës, 15-katëshi ka qenë një pikë reference për orientim. Profili i operimit në sektorin e hotelerisë ka qenë i tillë që prej vitit 1974, vit kur ai është ndërtuar, ndërkohë që në të njëjtin profil e gjejmë edhe sot. http://www.panorama.com.al/ekonomi/firma-%E2%80%9Cgeci%E2%80%9D-blen-21-milione-euro-te-gjitha-aksionet-e-%E2%80%9C15-kateshit%E2%80%9D/

Parkimet nëntokësore, gati nisja e punimeve te Sheshi "Italia"

TIRANË - Projekti për ndërtimin e parkimeve nëntokësore në sheshin "Italia" është shumë pranë. Kjo për arsye sepse Bashkia e Tiranës ka dorëzuar në Këshill një projekt-vendim i cili pritet të miratohet në datë 28 dhjetor, ku do t'i jepet në përdorim trualli në zonën kadastrale 8160, në sheshin "Italia", firmës fituese të këtij projekti "Gener 2", në konçension për 35 vjet.

Koncesionari detyrohet që pas ndërtimit të objektit dhe përpara fillimit të operimit të shërbimit, të realizojë punimet që e kthejnë mbitokën në destinacionin aktual, përkatësisht në shesh publik. Gjatë periudhës së operimit të shërbimit, koncensionari do të aplikoi tarifat e miratuara nga Këshilli Bashkiak në përputhje me politikën tarifore të Bashkisë së Tiranës. Tarifa për orën e parë të parkimit është 150 lekë. Ndërkohë që numri i makinave që do të parkohen në këtë parkim është 1008 automjete, ku 24 vende janë për kategoritë e veçanta.

Vlera totale e investimit është rreth 1.6 miliardë lekë. Ndërtimi i parkimeve nëntokësore ka qenë një projekt i kahershëm i Bashkisë së Tiranës. Ku veç projektit te sheshi "Italia" është edhe ai te parku "Rinia". Tenderi për këto projekte është zhvilluara në 20 prill të vitit 2009. "Gener 2" sh.p.k u shpall firma fituese e projektit tek sheshi "Italia", pranë stadiumit "Qemal Stafa". Këshill Bashkiak në lidhje me këto projekte ka miratuar në muajin tetor 2008 formën BOT, që do të thotë ndërtim, operim dhe transferim, të dhënies me konçension të dy parkimeve nëntokësore, propozim i cili është dhënë nga Bashkia. Forma BOT e dhënies me konçesion parashikon se pasi të ndërtohen parkimet nëntokësore dhe pas një afati 35-vjeçar që firma fituese e tenderit do ta përdori atë, do t`i rikthehen sërish në pronësi Bashkisë së Tiranës.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/parkimet-nentokesore-gati-nisja-e-punimeve-te-sheshi-italia-77448.html

e enjte, 17 nëntor 2011

Basha, 7 projekte të reja në Këshillin Bashkiak

Një ditë para mbledhjes së radhës, zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës znj Anila Bisha shpjegon efektet që sjellin këto projekte për qytetarët e Tiranës.

Nesër, Këshilli Bashkiak do të shqyrtojë 7 projekte të Kryebashkiakut Basha. Këto projekte kanë të bëjnë me përpjekjet për të krijuar vende punë, për të ndërtuar një Tiranë moderne europiane, për të përmirësuar shërbimet e qytetit dhe për të përfshirë zërin e qytetarëve në qeverisje.

Në thelbin e tyre, këto projekte synojnë zgjerimin e transportit publik, kursimin e parave të qytetarëve, investim në art dhe kulturë, fuqizimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, pra, angazhimin e Kryetarit të Bashkisë, për të ndërtuar një qytet më të mirë sot dhe për brezat e ardhshëm.

Këto projekte përfshijnë:
Krijimin e një linje të re autobuzi e cila do të shtrihet nga Qendra deri në Qytetin Studenti. Kjo linjë do t’u krijojë studentëve lehtësi në qarkullim dhe do të ofrojë shërbimin, në përputhje me Kartën Bashkiake të Studentit.

Projekti i dytë ka të bëjë me zyrtarizmin e procesit të hartimit të Planit Urbanistik të qytetit. Në bazë të këtij plani do të ndërtojmë një qytet më të mire, për të jetuar, punuar dhe argëtuar. Në zemër të këtij plani do të jetë përpjekja për të përmirësuar trafikun dhe parkimin, krijimin e më shumë hapësirave të gjelbërta për qytetarët si dhe rritjen ekonomike, duke ndarë tregun në zona dhe vendosur rregulla të ndershme për zhvillim të sigurtë dhe të qëndrueshëm.
Projekti tjetër ka të bëjë me krijimin e Komisionit për ndërtimin e Xhamisë së re. Ky komision do të përfshijë zërin e qytetarëve, në procesin e ndërtimit të saj dhe përbëhet nga drejtuesit e Komunitetit Musliman, të institucioneve qendrore dhe vendore.

Kryetari i Bashkisë do të paraqesë dhe një projekt, për t’u siguruar qytetarëve shërbim më efiçent dhe më të mirë në kopshte e çerdhe, në parqet dhe hapësirat çlodhëse dhe në qendrat kulturore të Tiranës. Këto ndryshime do t’i kursejnë qytetarëve 1 milionë dollarë në vit dhe kjo është pjesë e angazhimit të Kryebashkiakut, për uljen e barrës fiskale, për llogaridhënie në qeverisje dhe për mbrojtjen e taksave të qytetarëve.

Gjithashtu, nesër do të paraqitet në Këshill, një projekt që ka të bëjë me fuqizimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, nga spekulimet dhe mashtrimet.
Një tjetër projekt është ai për rehabilitimin e qendrës së qytetit, pasi qendra është më shumë se sa hapësira fizike që ajo zë, është ndërlidhëse e lagjeve të ndryshme dhe është projektuar për të ndihmuar qytetarët, në jetën e tyre të përditshme.

Projekt tjetër që i propozohet nesër Këshillit, është edhe ai që ka të bëjë me krijimin e Bordit për Artin dhe Kulturën, që do të ketë si detyrë miratimin e fondeve në këtë fushë, çka do të sjellë përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet. Krjimi i këtij Këshilli, është një hap përpara në premtimin e z.Basha, për të investuar në art dhe kulturë dhe për t’i vendosur artistët në vendin që ata meritojnë, në krye të këtij angazhimi. Në këtë këshill marrin pjesë emra të njohur të artit e kulturës si: Ali Oseku, Timo Flloko, Vikena Kamenica, Arben Skënderi, Gent Korini, Erfort Kuke, Parid Teferiqi, Genc Çocoli, Yllka Mujo, Kreshnik Tartari, Marjeta Zaçe, Miço Papadhopulli, Bujar Shehu.

Kryebashkiaku Basha është i angazhuar për të punuar me të gjithë, për të ndërtuar një qytet më të mirë dhe këto projekte do të çojnë Tiranën përpara dhe do ti shërbejnë interesave të qytetarëve.

09 Nëntor 2011

e diel, 13 nëntor 2011

Disa faqe interneti interesante qe mund ti perdorni si guida turistike neper zona e qytete te ndryshme ne Shqiperi

THETHI
http://thethi-guide.com/index.php?lang=en

VALBONA
http://www.journeytovalbona.com/

KUKESI DHE RAJONET PERRETH
http://www.visitkukesregion.org/

GJIROKASTRA
http://www.gjirokastra.org/

SARANDA
http://www.saranda-guide.com/

VLORA
http://www.vlora-guide.com/

ZONA E BERATIT
http://www.guidaeberatit.net/portali/tomorri.htm#

KORCA
http://www.visit-korca.com/site/index.php

POGRADEC
http://www.pogradec.info/

KOLONJA(ERSEKA)
http://explore-kolonja.com/eng/tourism/index.php

SHENGJINI
http://www.shengjini.com/

VELIPOJA
http://www.velipoja.org/

RAJONI I SHKODRES ME ALPET
http://www.shkoder-albanian-alps.com...ian-alps-guide

LEZHA
http://www.guidalezhe.4t.com/index.html

e enjte, 3 nëntor 2011

Sinjalistika Rrugore

Kur s'ke cfare ti besh gomarit, i bie samarit. Keshtu thote nje fjale e urte. Te gjithe kemi udhetuar kete vere neper Shqiperi dhe kemi pare qe sinjalistika rrugore ishte kompletuar dhe ne kushte shume te mira. E megjithate ky eshte samari im per sot; sinjalistika rrugore. Ajo qe me ben pershtypje eshte qe ne keto tabela ka te shkrime te tilla si Vlore, Shkoder dhe Sarande, qytete qe nuk i gjeta ne asnje harte te Shqiperise. Ne vend te tyre une njoh qytete si Vlorë, Shkodër dhe Sarandë. Dhe nese une ne shkrimin tim kam pertuar te kthej shkronjen e ne ë, kjo gje nuk me duket si nje justifikim i mire per institucionet shqipetare (jo vetem sinjalistika e ka kete problem). Me poshte paraqiten foto qe ilustrojne c'ka thash me siper





Kurse kjo foto me poshte eshte bere ne Kosove

Tirana Harbor

Arkitekti italian Massimo Raschiatore i studios MRA ka hartuar nje projekt teper interesant per zhvillimin urban te nje zone ne kryeqytet. Por nga vizatimet e meposhtme, projekti perfundon ne Detin Adriatik. Gjithesesi, duket shume i madh si projekt.




























Shenim: Materiali eshte marre nga urbania.al

Artikull nga Artan Lame ne Gazeten Shqip

Artan Lame - Më në fund pas 30 vjet përpjekjesh titanike, ja dolëm ta shkatërrojmë dhe zhdukim sheshin “Skënderbej”. Vërtet na u deshën shumë përpjekje, por tani mund të themi me krenari se vepra e filluar 90 vjet më parë nuk ekziston më.

Dy fjalë histori. Sheshi “Skënderbej” u ideua për herë të parë gjatë pushtimit austro-hungarez të qytetit, në vitet e Luftës I Botërore. Asokohe u krijua emri sheshi “Skënderbej” dhe u fillua lirimi i hapësirës që ishte i zënë me dyqane, baranga, rrënoja, ferra e plehra.

Në kalim midis viteve ‘20-’30, në kuadër të planit rregullues të qytetit, arkitekti elegant Italian Florestano de Fausto, hartoi projektin e sheshit, që i dha formën e përgjithshme që ai ruan ende sot (ose, që e ruante). Mbi këtë plan u ndërtua lulishtja midis ministrive, u planifikua vendosja e një statuje të Skënderbeut (aty ku u vendos më pas, në vitin 1967) dhe u hap sheshi para bashkisë me një shatërvan të madh rrethor në mes.

Gjatë pushtimit italian, arkitekti tjetër italian, Gherardo Bosio, nga më të famshmit e kohës, u mor sërish me sheshin “Skënderbej”. Ai bëri disa ndërhyrje në favor të zmadhimit të tij dhe, duke menduar zmadhimin e shpejtë të qytetit, hodhi idenë e shkatërrimit të bashkisë në favor të zmadhimit të sheshit.

Pas lufte, përgjithësisht u ruajt dhe u ndoqën linjat e planeve italiane, duke vijuar me kufizimin e sheshit në njërin krah me Pallatin e Kulturës.

Ndërhyrja më e fortë mund të konsiderohet prishja e bashkisë së vjetër dhe ndërtimi në vend të saj i Muzeut Historik, si edhe më pas ngritja e pakuptimtë e statujës së Komandantit si të mos mjaftonte statuja e Heroit Kombëtar.

Pastaj vijojnë vitet e trazirave, pastaj të kioskave, pastaj të amullisë, pastaj më në fund shqiptarët u kthyen seriozisht të merren me të.

Në vitin 2003 u miratua studimi francez, i cili kishte të mirat e veta, por edhe ca bishta nga pas, pasi parashikonte ndërtimin brenda sheshit të disa godinave që, ndonëse jo të larta dhe periferike, e prishnin siluetën dhe tërësinë e tij.

Për fat të mirë, vetëm pak vjet më pas, më 2008-n, u miratua studimi përfundimtar i sheshit, i quajturi projekti belg, i cili jo vetëm që rregullonte gabimin e mëparshëm, duke anuluar të gjitha ndërtimet në shesh, por krijonte përfundimisht një hapësirë të madhe, të vetmen e këtij lloji në të gjitha trojet shqiptare.

Filluan punimet, që ndoshta u zgjatën ca si shumë kur... papritur, me ndryshimin e kreut të bashkisë, i pari që e hëngri në brinjë qe sheshi.

Sot. Thonë se pas ca ditësh do të përurohen punimet e kryera. E gjithë hapësira e dikurshme e sheshit do të jetë e zënë me shtigje rrugore të asfaltuara, copëra trotuaresh, pemë të mbjella kuturu, dhe mbi të gjitha, me një kodër të madhe dheu bash në mes të tij. Gjen gjithçka aty, përveç sheshit. Ka leje s’ka leje, kush e bëri projektin, ku dhe kush e ka miratuar, ku u gjendën paratë, a hapi gojë Instituti i Monumenteve, po Inspektorati i Mjedisit, kush po i financon punimet, cila firmë po punon në shesh, me çfarë tenderi, kush...? Të gjitha këto dhe të tjera pyetje të dalin menjëherë përpara, por s’kam ndërmend të merrem me to. As janë ndalur ndonjëherë barbarët me pyetje, e as që bën vaki të ndodhë këtu, ku barbarët kanë zënë me pushkë në dorë derën e kryeqytetit. Thjesht dua të ndaj me ju o lexonjës, keqardhjen që ndiej përbrenda, pasi nga sheshi tani do të mbetet vetëm emri, pasi vetëm shesh nuk ka më aty.

Na u deshën 500 vjet që ta zbresim Skënderbenë nga mali dhe ta kthejmë në një hero të qytetërimit, duke e vendosur midis një sheshi, ndërsa tani këta, me atë kodrën që kanë ngritur përpara kalit të tij dhe me pemët që e kanë mbuluar, na i kthyen sërish Heroin midis maleve nga kanë zbritur vetë, pa mësuar asgjë nga shekulli në të cilin rrojnë.

S’kanë faj, subkoshienca e malit nga kanë zbritur nuk i lë të qetë të ndjehen mirë midis një sheshi ku diskutohet dhe … e gjejnë zgjidhjen, e bëjnë sërish sheshin të ngjajë si mal e pyll.

Sinqerisht, nuk e kam hallin të demaskoj a të bëj qesharake qeverisjen e sotme, se s’ka nevojë ajo që t’i ndih unë në këtë punë, por vërtet besoj në këto që them. Sipas meje, është thjesht frika instiktive e njerëzve të pyllit të ardhur në pushtet dhe që nuk e durojnë dot hapësirën hapur. Epo ka nevojë Tirana për gjelbërim, të thonë. Po, është e vërtetë, por nuk mbillet sheshi kryesor i vendit, por shtohen parqet e qytetit! Të paaftë të shtojnë parqet e lulishtet, përpiqen të na trajtojnë si njerëz të egjër, që mezi presim të hipim nëpër pemë.

Të zësh sheshet me pemë, në një farë mënyre është kthim pas, ashtu si shekuj më parë, kur Perandoria Romake u shemb nën peshën e dyndjeve barbare dhe sheshet e mermerta të qyteteve për shekuj me radhë i mbuloi bari dhe ferrat. Në rastin e Romës, kishim barbarizim të shoqërisë nga poshtë, ndërsa në rastin tonë, kemi tharje të jetës për shkak të barbarizimit të politikës nga lart. Sheshet e qyteteve kanë lindur si pika qendrore të polis-it, ku mblidheshin njerëzit, diskutonin, shkëmbenin idetë dhe madje edhe protestonin. Ky ka qenë e vazhdon të jetë në botën e qytetëruar, roli i sheshit të qytetit. Të përpiqesh ta zësh me pemë, tregon që përveç se je impotent në krijimin e hapësirave të reja urbane, por je edhe i lig e frikacak, se i trembesh grumbullimit të qytetarëve të tu. Mirë na e bëjnë, që kurse i mbajmë mbi kurriz!

Me zhdukjen e sheshit ‘Skënderbej’, zhduket edhe një tjetër simbol, shatërvani qendror i tij. Që kur ka qenë konceptuar sheshi, ai ka pasur një shatërvan në qendër, i cili i ndërtuar në vitet ‘30, i mbijetoi edhe gjermanëve, që vendosën aty një tank gjatë ditëve të çlirimit të Tiranës. Pastaj shatërvani u rivendos në punë, për t’u prishur përfundimisht në vitet ’70, kur u zëvendësua me atë shatërvanin tjetër të cilin e kujtojmë edhe ne. Madje, edhe plani belg e ruante konceptin e ujit në shesh përmes rrjedhjeve dhe baseneve që do vendoseshin nëpër të. Tani, me malin e ngritur para hundës së Skënderbeut, edhe ky koncept u varros. Jo më kot po zgjatem tek shatërvani, pasi ata nga pikëpamja sociale më tepër se zbukurime, konsiderohen si simbole.

Shatërvanët janë një nga simbolet e qytetërimit të zhvilluar. Arsyeja është e thjeshtë. Për të bërë një shatërvan duhet të kesh ose të krijosh një shesh, të bësh projektin, të kesh një skulptor a artist që t’i japë formën e një vepre arti, të sjellësh një burim uji që ta furnizojë paprerë, por pastaj, pas ndërtimit, duhet edhe ta mirëmbash, se i gjithë ky impiant është delikat. Për më tepër, vlente kjo gjë dikur, kur uji duhej të vinte e të hidhej përpjetë me rënie të lirë e jo me sistem pompash. Vini re për shembull, asnjë nga shatërvanët e ngritur e ringritur në Tiranë në gjysmëshekullin e fundit nuk funksionon ose janë shkatërruar. Më jepni një arsye, që një historian a sociolog në këtë pikë, të mos shkruajë nesër se qytetërimi shqiptar bëri kështu edhe një hap pas.

Për elemente të veçanta unë e kam pas kritikuar edhe projektin belg të Edi Ramës për sheshin dhe kjo është e natyrshme. E natyrshme, sepse çdo qytetar ka të drejtë të ketë mendimin e vet dhe për më tepër kur beson se realisht mund të japë kontribut përmirësues. Por asokohe flisnim për elemente e për finesa, të pamendueshme tani që këta po i bien me top e me kazmë të gjithës, duke na i zhdukur për fare sheshin e duke na i kthyer në mal, si ato malet nga të cilat kanë zbritur duke mbetur po aq të pazbutur si kur ishin atje lart.

Edhe një element tjetër që ndoshta e keni harruar. Jetë e mot sheshi ‘Skënderbej’ ka qenë shtruar me plloça asfalti, si i gjithë bulevardi. Edhe ky ishte një element që për sa e zbukuronte sheshin, kërkonte kujdes e mirëmbajtje të vazhdueshme. Tani e shtruan me asfalt rifuxho, ashtu sikundër edhe rrugën a rrugicën më të rëndomtë të provincës. Aman Tan, do më thoni, edhe me bajga le ta shtrojë, veç ta shtrojë, se na çmendi dhe na shkatërroi makinat! Po pra, kjo është një tjetër shpikje perverse e politikës shqiptare: Lëri gjërat të venë keq e më keq, që kur të bësh ndonjë punë sado të vogël, t’u duket njerëzve sikur ke bërë kushedi se ç’ë. E kini vënë re se me sa ngadalë punohet në veprat publike në Shqipëri!? Arsyeja është shumë e thjeshtë. Është një mënyrë për t’u dukur sikur punohet. Duke e zgjatur punën tërkuzë, e tërkuzë, e tërkuzë, e para krijohet një imazh sikur këtu vazhdimisht punohet; e dyta, edhe në qoftë se nuk i ke paratë e mjaftueshme, duke e zgjatur me vite të tëra, një ditë do t’i gjesh; dhe e treta, i jep elektoratit imazhin se po bën vepra të mëdha. Se, ç’vepër e madhe do të ish ajo që mbarohet në një muaj apo dy!?

Fantazi. Kryetari i bashkisë më thërret në zyrë dhe më thotë: “Zoti Lame, nuk më pëlqen projekti i Edi Ramës për sheshin ndaj dua të bëj një tjetër. Po ta ngarkoj ty këtë projekt”. Ç’do bëja unë? Do ikja me vrap e do merrja malet duke bërtitur: “Po pse ore, kështu bëhet sheshi kryesor i Tiranës, duke ja ngarkuar kujt të do mideja ty?”. Po ta zëmë se nuk ika me vrap, ç’do bëja? Do ulesha e do nxirrja nga dollapët gjithë projektet e dikurshme të sheshit, do përpiqesha të kuptoja arsyet e atyre arkitektëve të shquar të së shkuarës kur i kanë dhënë formë sheshit, do pyesja lart e posh, do takoja e kë nuk do takoja, do përpiqesha që të risillja në jetë në mos të tërën, pjesë të projekteve të vjetra, që kështu të kishte vazhdimësi historike dhe në fund, do i shkoja kryetarit t’i thosha se: “Unë mendoj kështu e kështu, por e mira është t’i kthehesh mendjes së të vjetërve, se dinin më shumë”. Kështu unë, që pretendoj se diç di nga e shkuara e këtij qyteti!

Por jo, kuraja e të padijshmit është e paparë. Projektin që po zbatohet e ka bërë, nuk e di askush se kush, dhe me ç’kurajë e ka marrë përsipër një barrë të tillë. Sheshi kryesor jo thjesht i një qyteti, as sheshi kryesor i një kryeqyteti, por bash sheshi me emrin e Heroit Kombëtar të një kombi që është njëkohësisht edhe sheshi i të 8 milionë anëtarëve të këtij kombi!!!. Ufaa, nuk ja vlen të shtoj më as pikëçuditëse.

Gazeta "Shqip"

e mërkurë, 2 nëntor 2011

Tirana International Hotel

Per rinovimin e hotelit "Tirana International" eshte folur para shume kohesh tek nje teme tjeter ne faqen kryesore te forumit.
Ekziston nje projekt per ndryshimin e fasades se hotelit + nje shtese perbri nderteses aktuale te nje ndertese me te ulet por me parametra te ngjashem simetrike. Projekti u hartua nga studio italiane Bizzarro Studio








Magnet Residential Center

Ne bashkepunim me Studio Libeskind, Kontakt ltd eshte duke planifikuar dhe projektuar nje zone te gjere rezidenciale me rreth 800 apartamente, me nje hapesire nga 50 ne 200 meter katror. Kjo zone rezidenciale eshte projektuar afer qendres se qytetit, ne nje hapesire rreth 40.000 meter katrore. Ndertesat jane te perbera nga dy kulla ne qender qe do te sherbejne si hapesire tregetare, te rrethuara nga ndertesa jo me te larta se 5-6 kate

In cooperation with STUDIO Libeskind, KONTAKT ltd is planning and developing a large residential neighborhood of roughly 800 apartments, ranging in size from 50 to 200 square meters. The residential development will be build quite near the city center, in an area of more than 40,000 square meters. The buildings are composed of two towers in the center which will be used for commercial space, surrounded by smaller buildings no higher than 5–6 floors.

http://www.kontakt.al/content.aspx?i...48&idjadok=241




e martë, 1 nëntor 2011

Detaje te zhvillimit te Durresit ne periudhen Maj-Tetor 2011 (PJESA5)

PJESA 5
Me ritme te ngadalta duket sikur ka ecur puna ne kete projekt






Projekti i Pistes duket me ritme te mira
Renderi


Punimet









Ende nuk ka perfunduar shetitorja pas pistes ( ne fund kane lene nje pjese pa vene derrasat)









Kane filluar punimet per zgjerimi i shetitores deri afer Currilave (te hotel "Keshtjella)



Rikonstruksioni i Muzeut me sa duket po ecen mire (te pakten nga pjesa e jashtme)





Jane vendosur lloj tjeter koshash per pleherat ne qender, ndersa jane riparuar ne periferi te vjetrit



-Per probleme pronesie ne qender te qytetit ka rreth nje vit qe kjo ndertese eshte e braktisur duke krijuar imazh negativ





-Telat qe jane bere si rrjeta merimange ngado

+Pothuajse te gjitha rruget kane te mbjella peme dhe pozitivja eshte se Bashkia i miremban dhe i zevendeson kur demtohen

-Mungojne vijezimet horizontale totalisht kete vit

+Eshte vendosur sistemi i adresave me emrat e rrugeve dhe numrat perkates

+Jane zevendesuar pjesa me e madhe e palmave te demtuara nga virusi qe ra vjet





-Por ende ka palma te pa zevendesuara

Detaje te zhvillimit te Durresit ne periudhen Maj-Tetor 2011 (PJESA4)

PJESA 4

+Ka mbaruar faza e pare e qendres se Durresit, me sistemin e shkalleve te amfiteatrit,xhamise , mureve te kalase, galerine e re te arteve dhe rregullimin e fasadave te Prefektures, Pallatit te Kultures

-Ne fazen tjeter eshte parashikuar heqja e shatervanit nga qendra (qe daton rreth viteve 30 me strukture tipike klasike) dhe ne fakt ka kohe qe shatervani nuk eshte vene me ne pune

Pallati i Kultures





Xhamia





Siper galerise se re te arteve











Shatervani



Bashkia dhe stacioni i bicikletave "Ecovolis"







Ne sfond xhamija



Muret e kalase





Bulevardi







Shkallet e amfiteatrit








Shtepiat qe duhen prishur