
Turizmi malor po tërheq nga viti ne vit me shume frekuentues si
shqiptare ashtu edhe te huaj te apasionuar pas klimës por dhe aventurave
qe ai ofron. Pasi udhëton 140 km nga Tirana, afërsisht tre ore, mbërrin
tek Hani i pare qe ndodhet ne periferi te Pukës. Ish-kampioni ne mundje
Perparim Laçi, thotë se e ka ndërmarre nismën për te ndërtuar një Han
pas ngjitjes ne Everest ku ka pare te tille ne lartësinë e 4500 metrave.
85 shpellat qe ndodhen ne Puke, pyjet me gështenja, liqenet, pistat e
skive si dhe shëtitjet me kuaj, pa lënë mënjane edhe ushqimin
tradicional sidomos bulmetin e freskët, janë ato çka tërheqin turistet.
Për akomodimin një ditor ku përfshihen vaktet dhe fjetja çmimet ne Hanet
e Pukës shkojnë ne 2 mije leke. Por ne shume raste pushuesit
parapalqejnë çadrat. Ne veri te vendit janë te njohura e licencuara 40
hane. Pavarësisht promovimeve edhe me fletëpalosje nga ministria e
turizmit, jo te gjitha bujtinat arrijnë te tërheqin turiste, pasi ne
shume fshatra malore problem mbetet infrastruktura sidomos rrugët e
paasfaltuara.