e martë, 19 qershor 2012

Parku Industrial dhe Kërkimi-Zhvillimor (Tirana Techno – Park)

Parku Industrial dhe Kërkimi-Zhvillimor do të ndërtohet në një sipërfaqe prej rreth 30 000 m2. Ky do të jetë i pari në llojin e tij, i cili synon të mbledhë të gjitha firmat kombëtare dhe ndërkombëtare që merren me projekte zhvillimore dhe kërkimore për rritjen e mirëqenies kombëtare, ku do të përfshihet e gjithë infrastruktura përkatëse, do të nxitet zhvillimi i ndërmarrjeve, do të gjenerohet punësimi dhe krijimi i të ardhurave për qytetarët, do të përmirësohen lidhjet midis Akademisë dhe Industrisë. Ky do të jetë financim nga një prej bankave ndërkombëtare dhe do të operohet me modelin PPP (Partneritet Publik dhe Privat) dhe me koncesion. Kohëzgjatja e zbatimit është parashikuar për 32 muaj.

Nuk ka komente:

Posto një koment