e mërkurë, 24 shkurt 2010

Terminali i pasagjerëve në Durrës, gati deri në fund të vitit

Rreth 70 mijë metra katrorë do të jetë hapësira ku do të shtrihet terminali i ri i pasagjerëve dhe trageteve në Portin e Durrësit. Punimet tashmë janë në një fazë të avancuar dhe në fund të tyre porti më i madh në vend do të ketë një kapacitet përpunues mbi 1 milionë pasagjerë në vit. "Terminali i ri do të rrisë jo vetëm kapacitetet përpunuese, por edhe cilësinë e shërbimit në Portin e Durrësit", shprehen ekspertët në port.

Zona e ankorimit të trageteve do të rrethohet me konstruksion metalik. E gjithë kjo, sipas burimeve zyrtare të Portit, po bëhet për të rritur parametrat e sigurisë, ndërsa pohohet se projektit ekzistues i janë bërë disa ndryshime. "Punimet kanë patur një zgjatje 1-vjeçare për shkak të ndërhyrjeve që kemi bërë në projekt. Me këto ritme parashikojmë që terminali të përfundojë në fund të vitit", nënvizojnë më tej ekspertët. Projekti parashikon ndërtimin e mbikalimit për lëvizjen e udhëtarëve që vijnë nga stacioni hekurudhor i Durrësit, godinën e inspektimit doganor si dhe vendpërpunimin e mjeteve të transportit dhe mallrave. Kompleksi do të ketë edhe shërbimet e nevojshme për udhëtarët si bare, restorante, ambiente pritjeje dhe akses interneti. Investimi kap vlerën e 13 milionë eurove dhe është financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore. E thënë ndryshe, porti Detar i Durrësit, më i madhi në vendin tonë, do të ketë shumë shpejt një ambient të ri për përpunimin dhe pritjen e trageteve, pasagjerëve dhe mjeteve. Punimet për terminalin më të ri të pasagjerëve dhe shesheve në Portin e Durrësit do t'i japin një pamje krejt tjetër portit më të madh tregtar në Shqipëri. Terminali do të ketë një kapacitet për rreth 2 mijë pasagjerë, ndërsa sheshet e parkimit rrotull godinës do të kenë një kapacitet për rreth 2 mijë automjete, si vetura apo mjete transporti mallrash. Ndërtimi i këtij terminali do të mundësojë lëvizjen sa më komode dhe të shpejtë të pasagjerëve që vijnë nëpërmjet trageteve dhe kroçerave, sidomos në periudhën e verës apo gjatë festave. Projekti që do të kapë një vlerë të përgjithshme prej rreth 13 milionë eurosh, do të financohet nga Banka Europiane e Investimeve, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Komisioni Europian.

Projekti për ndërtimin e terminalit të ri

Terminali i ri i pasagjerëve do të jetë një konstruksion metalik njëkatësh, me sipërfaqe rreth 5 mijë metra katrorë, në të cilin do të përfshihen të gjitha ambientet e nevojshme për shërbimin dhe kontrollin e pasagjerëve, si: sallat e pritjes në hyrje dhe dalje të godinës, pikat e shitjes së biletave dhe agjencitë e udhëtimit, pikat e kontrollit doganor dhe të dokumenteve personale, ambiente shërbimi për personelin. Projekti parashikon edhe ndërtimin e mbikalimit për lëvizjen e pasagjerëve që vijnë nga stacioni ekzistues hekurudhor i Durrësit, godinën e inspektimit doganor, godinën për shërbimin e shoferëve të mjeteve të transportit të mallrave që do të udhëtojnë me tragete, si dhe strukturat dhe ambientet në hyrje dhe dalje të zonës së terminalit, nga ku do të kryhet dhe kontrolli i dokumenteve për pasagjerët dhe mjetet.

Ndërtimi i shesheve dhe i rrugëve

Në projekt është parashikuar edhe ndërtimi i shesheve dhe rrugëve lidhëse në zonën e operimit të trageteve, ndërtimi i rreth 65 mijë metër katror sheshe të betonuar, rruga e re hyrëse në zonën e trageteve, portat hyrëse dhe dalëse, sistemi i drenazhimit të ujërave sipërfaqësor, i ujit të pijshëm dhe të impiantit të pastrimit të ujërave në zonën e trageteve, ndërtimi i sistemit elektrik së bashku me nënstacionin dhe gjeneratorët, i sistemit të ndriçimit të shesheve dhe rrugëve lidhëse. E gjithë zona e re e trageteve, e cila do të kufizohet me rrethim metalik dhe xham plastik për të lejuar pamjen nëpërmjet tij, do të ketë parametra të lartë sigurie në kuadrin e rritjes së nivelit të sigurisë që po aplikohet sot në port, duke krijuar kështu kushtet për modernizimin e mëtejshëm të tij.

Parametrat e Terminalit të ri të Trageteve

1. Ndërtesa e Terminalit me konstruksion metalik dhe xhami 5,400 m2

2. Sheshe për automjetet 63,500 m2

3. Hapësirë parkimi për automjetet 2.100 m2

4. Lidhje direkte (foot bridge) me stacionin e trenit 226 m

5. Pika kontrolli hyrje / dalje për 2000 pasagjerë

6. Shërbimet e nevojshme si, bar, restorant, ambiente pritjeje, akses interneti, etj.

Tuneli i Kalimashit gati deri në fund të marsit

Tubi jugor i tunelit të Kalimashit, i cili pësoi një shembje më 5 nëntor të vitit kaluar është pastruar nga inertet dhe dherat në pjesën e shembur. Ndërkohë pas pastrimit të inerteve ka rezultuar se pjesa e shembur është vetëm 25 metra dhe jo 80-100 metra që ishte përfolur në kohën që ndodhi shembja. Gjithashtu edhe lartësia e shembur është disa herë më e vogël nga sa ishte parashikuar.
Burime të kompanisë “Bechtel & Enka” kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se dje ka përfunduar plotësisht pastrimi i dherave dhe inerteve në të gjithë gjatësinë e pjesës së shembur të tubit jugor të tunelit të Kalimashit nga ku ka rezultuar se gjatësia e kësaj pjese është rreth katër herë më e vogël nga sa ishte përfolur në media në kohën që ndodhi shembja, ndërkohë që edhe lartësia e pjesës së shembur është shumë më e vogël sesa parashikimi.

Specialistët e kompanisë shprehen optimistë se fundi i marsit të këtij viti do ta gjejë tubin jugor të tunelit të Kalimashit të betonuar plotësisht. Krahas betonimeve, kontraktues të tjerë po vazhdojnë me të njëjtin ritëm me punimet elektrike në tubin jugor të tunelit.

“Strukturat shkëmbore që pësuan shembje dhe që më pas janë përforcuar me beton tashmë janë solide” theksojnë specialistët e kompanisë “Bechtel&Enka”.

Sipas burimeve të kompanisë, po vazhdon betonimi i tubit jugor si nga ana veriore dhe jugore e portalit të tubit jugor. Por, si rezultat i shembjes dhe problemeve në tunel nga ana e kompanive “Bechtel & Enka”, si dhe specialistëve austriakë është rishikuar dizajnimi i tunelit, i cili tani parashikon që izolimi primar i zonave të pabetonuara të kryhet në një trajtë ovale dhe forcimi të bëhet përmes betonimit dhe forcimit me struktura prej hekuri të profilizuar.

Tubi jugor i tunelit të Kalimashit, i cili pësoi shembje më 5 nëntor, mendohet të hapet i pari. Pas hapjes së këtij tubi punimet do të vazhdojnë në tubin verior, në të cilin është qarkulluar gjatë verës së shkuar.

e martë, 23 shkurt 2010

Segment i ri në qendër të kryeqytetit

Kanë nisur të hidhen hapat e parë për nisjen e projektit të qendrës së Tiranës. Hapi i parë konkret është hapja e një rruge të re në sipërfaqen e lulishtes që ndodhet pas Pallatit të Kulturës, në mënyrë që ajo të lidhet me rrugët e tjera për të përballuar trafikun e automjeteve, të cilin aktualisht e përballon sheshi "Skënderbej". Fillimi i punimeve për këtë rrugë të re çlodhëse ka gati dy javë që ka filluar. Burime pranë Bashkisë bëjnë të ditur se problemi kryesor për nisjen e punimeve për projektin e qendrës ka qenë pikërisht spostimi dhe përballimi i trafikut të automjeteve. "Një nga problemet që duhet të zgjidhet gjatë realizimit të punimeve për rikonstruksionin e sheshit 'Skënderbej' është edhe spostimi i trafikut, që sot përshkon sheshin në rrugët përreth tij. Si pasojë e këtij spostimi do të kemi një trafik të shtuar në rrugët "Abdi Toptani", rruga mbrapa Pallatit të Kulturës, rruga "Urani Pano" dhe segmenti i rrugës "Bardhok Biba". Për këtë qëllim ka filluar rikonstruksioni i rrugëve të mësipërme, gjë që do të krijojë mundësinë që trafiku të përballohet nga këto segmente rrugore dhe mandej të bëhet i mundur fillimi i punimeve në sheshin 'Skënderbej'", - ka deklaruar zyra e shtypit pranë Bashkisë së Tiranës. Sipas të njëjtave burime, fillimi i këtyre punimeve është një hap përpara për sa i përket nisjes së punimeve për projektin e transformimit të sheshit "Skënderbej". Por, të shumtë janë skeptikët për këtë projekt, i cili ka më shumë se dy vite që po përflitet dhe ende nuk është bërë asnjë gjë, ndërkohë që gropat në qendër çdo ditë e po thellohen më tepër duke u kthyer në një tmerr për drejtuesit e mjeteve, apo edhe për udhëtarët që udhëtojnë me linja të ndryshme urbane që duhet të kalojnë në këtë shesh. Por sipas Bashkisë së Tiranës, shkaku kryesor për vonesat mbetet mosrealizimi i shpronësimeve për Unazën e Vogël. Për realizimin e këtij projekti, veç zgjidhjes së spostimit të trafikut nuk ka asnjë problem tjetër, pasi projekti është gati por edhe financimet gjithashtu, sepse janë dhuratë e qeverisë kuvajtiane. Punimet në sheshin "Skënderbej" do të kryhen sipas një projekti modern, të përpiluar nga studio belge "51N4E", e cila fitoi Konkursin Ndërkombëtar për projektin e këtij sheshi. Projekti parashikon një sërë ndryshimesh për këtë shesh, ku e gjithë qendra e Tiranës do të pësojë një ndryshim tërësor.

e shtunë, 13 shkurt 2010

Arkitekte te famshem, Cili dominon sot:

Shume Arkitekte qe tashme jane te famshem ne bote identifikohen me nje nga punet e tyre. Disa ndertesa ne bote identifikohen me emrin e nje arkitekti te famshem. Eshte e veshtire te japesh nje klasifikim per Arktektin me te mire ashtu sic eshte e veshtire te zgjedhesh dhe kriteret qe duhet te plotesoje nej arkitekt i mire.

I.M. Pei, Norman Foster dhe Cesar Pelli kane bere nje pune te mahnitshme gjate jetes se tyre duke i dhene jete disa prej ndertesave dhe "kullave" me te bukura ne bote. Por me vete kane marre dhe kritikat per idete e tyre inovative dhe moslidhjen e objekteve te tyre me mjedisin urban. Harry Seidler eshte nje arkitekt qe del rralle ne "skene" me kullat mahnitese dhe per kete ka marre kritika te shumta. Ne nje hark kohor prej disa vitesh mund te shohesh te njejten ndertese te tij te zbatohet ne vende te ndryshme.

Persa i perket studiove te arkitektures vendin e pare e mban SOM. Prej vitesh SOM eshte lider ne stilin modern dhe post-modern si dhe jane pioner te ndertesave te "qelqta" fasadat e te cilave mbulohen vetem me xham. Kulmi i kesaj studio u arrit ne keto dy vitet e fundit me projektimin e kulles me te larte ne bote Burj Khalifa.

Santiago Calatrava eshte nje arkitekt i njohur per punet e tij urbane. Asnje projekt i nje ndertese te larte nuk regjistrohet per kete arkitekt i cili duket sikur ka per zemer stilin klasik. Arkitekte te tjere klasik mund te permend Mies van der Rohe, Le Corbusier, Frank Lloyd Wright punet e te cileve gjithashtu nuk bazoheshin ne ndertesat e larta.

Ndersa Zaha Hadid ndoshta eshte arkitektja me e "pakuptueshme" ne bote. Ndertesat e saj ultra-moderne duket sikur nuk jane te dizenjuara per tu ndertuar ne kete planet. Objektet e saj i gjen kudo dhe ndoshta perfaqsojne me mire se kushdo zhvillimin e teknologjise.

Poshte jane punet e 4 prej arkitekteve te mi te preferuar dhe ndoshta 4 prej me te famshme ne bote te momentit:
(nuk mund te postoj foto pasi punet jane te shumta dhe artikulli do te ngarkohej shume)

Punet e Cesar Pelli:
Petronas Towers, Kuala Lumpur
2 International Finance Center, Hong Kong
Cheung Kong Center, Hong Kong
World Financial Center Complex, New York City
Bloomberg Tower, New York City
Carnegie Hall Tower, New York City
Goldman Sachs Tower, Jersey City
Key Tower, Cleveland
Bank of America Building, Charlotte
777 Tower, Los Angeles
One Canada Square, London
1500 Louisiana, Houston
Wachovia Center, Winston-Salem
Wells Fargo Center, Minneapolis


Punet e Sir Norman Foster
SwissRe, City of London
HSBC Global Headquarters, Canary Wharf, London
Commerzbank Tower, Frankfurt
Hearst Tower, New York
Hong Kong and Shanghai Bank HQ, Hong Kong
Canary Wharf Underground Station, London
City Hall, London
Reichstag, New German Parliament
Wembley Stadium, London
Hong Kong International Airport
Willis Building (51 Lime Street), City of London

Punet e I.M.Pei
Bank of America Tower
Piramida ne hyrje te Louvre

Punet e Helmut Jahn(Murphy/Jahn:
Messeturm,Frankfurt
Sony Center,Berlin
European Union Headquarters,Brussels
Cityspire,New York
Fortis Bank Tower,Rotterdam
Illinois State Office Building,Chicago
First National Bank(Bank One Plaza),Chicago
One America Plaza,San Diego
Hyatt Regency Roissy,Paris
Horizon Serono,Geneva
Burbank Media Center,Burbank(California)
Airport Cologne/Bonn,Cologne
New Bangkog Int. Airport,Bangkog
Shanghai Int. Expo Centre,Shanghai
Highlight Towers,Munich
Neues Kranzler Eck,Berlin
Civic Center,Chicago

e premte, 12 shkurt 2010

Cili nga stilet arkitektural perdoret me shume sot?

Cili nga stilet arkitektural perdoret me shume sot?
Ne zhvillimin e teknologjise, objektet e larta nuk shihen me si nje nevoje estetike e nje qyteti po dhe kerkese urbane per ti bere "balle" rritjes se popullsise neper qyete. Kohet e fundit duket nje tendence e ndjeshme ndaj stilit Art-Deco. Duket sikur ky stil eshte bere enkas per ndertesat e larta. Nderkohe ka nje elegance dhe karakter ne stilin neo-gothic edhe pse here here duket kaotik. Levizja me vitale ne kohet e sotme gjithsesi i mbetet stili Dekonstruktivizem. Kjo ka bere qe stile te tjera arkitekturore qe per shekuj kane mbijetuar sot te jene ne hije. Shuma pak gjejme ate grek apo roman, te Rilindjes, Neo-style, De Stij, Strukturalizem dhe Art Nouveau.


Neo-Gothic







Art-Deco







Neo-Klasik






Modern





Post Modern






Dekonstruktivizem


e mërkurë, 10 shkurt 2010

Rruget te Liqeni

Para disa kohesh kane perfunduar se rregulluari rruget te liqeni. Kjo eshte gjendja e tyre aktuale.