Po shfaqen postimet me emërtimin Concept. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Concept. Shfaq të gjitha postimet

e enjte, 12 janar 2012

SIVA PARTNERS LLC DO TË NDËRTOJË NË SHQIPËRI NJË REZORT SUPER LUKSOZE ME VLERË $1,5 MILIARDË DOLLARË

Viti 2012 sjell raporte jozyrtare se grupi ekzekutiv i SIVA Partners LLC me qendër në New York dhe me zyra në Tiranë, Vlorë e Sarandë do të shkojë këto ditë për të vizituar vendet e Ballkanit. SIVA Partners në planet e biznesit të saj ka investimin e miliarda dollarëve për projekte të shumta në Shqipëri, Kosovë si dhe vendet e tjera të Rajonit. Ne patëm rast të kishim një bashkëbisedim të shkurtër me një drejtues ekzekutiv të SIVA Parnters, i cili na konfirmoi që ky grup i fuqishëm investimi do të vizitojë këtë rajon dhe do të takohet me liderët e qeverive përkatëse si edhe me biznesmenë nga këto vende, ku edhe do eksplorojnë mundësitë e ndryshme për investime të fuqishme që ekzistojnë në këtë rajon.
SIVA Partners fillimisht u krijua nga z. Valentin Gurraj i cili është me origjinë nga Shqipëria. Me Valentinin kam patur rast të njihem që në Tiranë kur bashkëpunoja me median e shkruar pranë ish të persekutuarve politikë të Shqipërisë, e ai në median e djathtë elektronike. Eshtë një djalë plot pasion, inteligjent, me kuraojo e ambicje për të ecur përpara. Rrjedh nga një familje ish e persekutuar politike nga rregjimi diktatorial në Shqipëri. Si i ri e me dashuri të madhe për atdheun edhe këtu në emigracion punon e shfrytëzon mundësitë e njohjet e tij për zhvillimin e ndërtimin e vendit me standartet perëndimorë. Krahas studimeve të larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai punon, jo vetëm për veten e tij e familjen, por edhe zemra e mendja i rreh tek mëmëdheu ku u lind e u rrit. E ndërsa tani ka arritur që me punën e tij të palodhur të renditet në një ndër bisnesmenët e investitorët më të suksesshëm për vendin tonë.
Z. Gurraj beson se Shqipëria është gati për investime të mëdha dhe një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm mbas dekadave të shumta nën një rregjim komunist. Asnjë ndërtim i deritanishëm në Shqipëri e në rajon nuk mund të krahasohet me këtë master plan të vërtetë. Do të jetë një destinacion joshës, një projekt madhështor për Shqipërinë. Si i tillë, shumë shqiptarë në Shqipëri e jashtë saj kanë shprehur një entuziasëm tepër të madh për të qenë pjesë e këtij projekti. Ky projekt ka një mbështetje të konsiderueshme të qeverisë Shqiptare duke filluar nga Krymenistri Shqiptar Dr. Sali Berisha.
SIVA Partners janë duke planifikuar të investojnë mbi $10 miliard dollarë në vendet e Ballkanit në fusha të ndryshme si pasuritë e patundshme, shërbimet financiare, turizëm, teknologji, bujqësi dhe energji. Ky grup përfaqësues i SIVA Partners do të takohet me biznesmenë që kanë projekte të ndryshme dhe kanë nevojë për burime të sigurta financimesh dhe/ ose të hynë në partneritet me ata. SIVA Partners dëshiron të bashkëpunojë vetëm me individë me eksperiencë që kanë krijuar një emër në fushat e tyre përkatëse.
SIVA Partners u krijua në 2010 nga Valentin Gurraj dhe Simon Elyakim. Ata zbuluan një mundësi në marketet financiare për të arritur një fitim të konsiderueshëm të investimeve të klientëve të tyre dhe vendosën të sillnin, në këtë partneritet të sapokrijuar, individë të tjerë me eksperienca të ndryshme në fushën e pasurive të patundshme si dhe investimeve financiare për ti kombinuar aftësitë e tyre të çmuara në një organizatë të vetme: SIVA Partners.
Drejtuesit e SIVA Partners kanë një metodë tepër të avancuar në lidhje me mënyrën se si investojnë dhe janë të njohur për stabilitetin e tyre financiar, përdorimin e kujdesshëm të marrjes së huave si mjet financues i investimeve të tyre, si dhe marrëdhëniet e fuqishme me institucionet kreditore. Zoti Gurraj ka krijuar një "database" gjatë eksperiencës së tij në fushën e shitjeve të pasurive të patundshme komerciale. Gjithashtu, Z. Gurraj dhe drejtues të tjerë të SIVA Partners janë individë me një vlerë pasurish të konsiderueshme që besojnë tek ideja e distributimit të kapitalit tek investitorët e tyre.
Master plani i Projektit të SIVA Partners do të jetë në një gadishull të vogël të rrethuar nga deti Adriatik. Ky projekt do të ketë marinën më të madhe në Shqipëri e në Rajon me 800 vende për jahte ose objekte të tjera lundruse. Epiqendra e rezortit turistik do të jetë kazinoja dhe dy kulla 75 - katëshe me një arkitekturë moderne dhe madhështore e me një pamje fantastike të detit Adriatik si dhe të 3 fushave të golfit, dizenjuar nga projektues me famë botërore.
Z. Gurraj beson se të zhvillosh një projekt të kësaj madhësie në një treg që po fillon të rritet në Europë, do e pozicionojë SIVA Partners në hartë si sipërmarrësin primar dhe më të rëndësishëm të investimeve në rajon. Ndryshe nga projektet e tjera të cilat janë ndërprerë ose janë lënë përgjysëm për shkak të mungesës së financimeve, ky projekt nuk do jetë i varur nga borxhet apo kreditë bankare, por përkundrazi do jetë i financuar tërësisht me Kapital Privat. Aktualisht, master planet e këtij projekti janë duke u përfunduar nga katër kompani arkitekturale, dhe si përfundim skicat finale të dizenjuesve do të selektohen brenda 2 - 3 muajve të ardhshëm.
Krahas këtij projekti me një vlerë prej $1.5 miliard dollarësh, ne kemi mësuar qe SIVA Partners zotëron një bankë komerciale të quajtur Forefront Capital, e cila ka "asete" të konsiderueshme nën zotërim si dhe është e lidhur dhe ka interesa në shumë qendra të rregjistruara investimesh me një vlerë totale mbi $15 miliard dollarë "asete" nën menaxhim. Kjo bankë do të sigurojë burimet e nevojshme financiare për projektetet e SIVA Partners.
Sipas të dhënave e burimeve tona, SIVA Partners investon në SH.B.A. si dhe në shkallë internacionale në vende të tjera në Europë, Amerikën e Jugut, Arabi, Izrael dhe Brazil. Partnerët e ndryshëm të SIVA Partners kanë në zotërim pasuri të patundshme si hotele luksoze, ndërtesa zyrash dhe familjesh/banimi në zona të shtrenjta metropolitane, si dhe shumë objekte të tjera të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike e financiare.
Kompania aksionere kryesore e SIVA Partners është akoma mister dhe ne nuk ishim në gjendje të gjenim shumë informacion rreth tyre. Ka pasur disa thashetheme të publikuara nëpër mediat e ndryshme elektronike që kanë deklaruar se bisnesmeni i fuqishëm amerikan Donald Trump do të jetë partner me SIVA Partners në këtë projekt. Ne nuk kemi mundur ta vërtetojmë një fakt të tillë me SIVA Partners. E vetmja gjë e sigurtë është se SIVA Partners do të ndërtojë një rezort që nuk është parë më përpara në Europë.
Gjithashtu kemi mundur të zbulojmë se SIVA Partners ka përfaqësues në Shqipëri e Kosovë. Përfaqësuesi në Kosovë është Z. Blerim Grainca, i cili është gjithashtu dhe përgjegjësi kryesor i investimeve në Ballkan. Përfaqësusi i SIVA Partners në Shqipëri është: Z. Sam Dardha, Drejtor Menaxhimi për Shqipërinë, Vasal Cutaj: Drejtor kryesor i SIVA Partners SH.P.K, Ilir Konomi: Direktor i Investimeve në Shqipëri, Rezart Sina: Përgjegjës i Informacionit për Rajonin e Ballkanit. SIVA Partners përfaqësohet nga 3 zyra në Shqipëri: Tiranë, Vlorë dhe në Sarandë.
Në një nga takimet e tyre zyrtare ku pata mundësi të asistoj edhe unë ishin gjithashtu të pranishëm kandidati për Senator Z. Petër Lumaj, Presidenti i Fondacionit Shqiptaro – Amerikan Z. Esad Rizai dhe përkthyesi i njohur i komunitetit tonë Z. Sokol Kongoli.
Gjatë këtyre ditëve, ne mundëm të siguronim edhe një listë të emrave të individëve që janë të përfshirë në vizitën në Shqipëri më datën 15 Janar 2012, për tu takuar me Kryeministrin e Shqipërisë Dr. Sali Berisha për të shprehur interesin e investimit në Shqipëri:

Simon Elyakim – Presidenti i SIVA Partners
Mohammad Ali – Drejtori Menaxhues
Bradley Reifler – Presidenti i Forefront Capital Bank under SIVA Partners
David Wasitowski – Pergjegjesi Kryesor i Financave te Forefront Capital Bank
George Frangaj – Partner
Marcello Rodriguez – Arkitekti Kryesor i Projektit

Antonio Marques – Inxhinier i SIVA Partners

e enjte, 17 nëntor 2011

Basha, 7 projekte të reja në Këshillin Bashkiak

Një ditë para mbledhjes së radhës, zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës znj Anila Bisha shpjegon efektet që sjellin këto projekte për qytetarët e Tiranës.

Nesër, Këshilli Bashkiak do të shqyrtojë 7 projekte të Kryebashkiakut Basha. Këto projekte kanë të bëjnë me përpjekjet për të krijuar vende punë, për të ndërtuar një Tiranë moderne europiane, për të përmirësuar shërbimet e qytetit dhe për të përfshirë zërin e qytetarëve në qeverisje.

Në thelbin e tyre, këto projekte synojnë zgjerimin e transportit publik, kursimin e parave të qytetarëve, investim në art dhe kulturë, fuqizimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, pra, angazhimin e Kryetarit të Bashkisë, për të ndërtuar një qytet më të mirë sot dhe për brezat e ardhshëm.

Këto projekte përfshijnë:
Krijimin e një linje të re autobuzi e cila do të shtrihet nga Qendra deri në Qytetin Studenti. Kjo linjë do t’u krijojë studentëve lehtësi në qarkullim dhe do të ofrojë shërbimin, në përputhje me Kartën Bashkiake të Studentit.

Projekti i dytë ka të bëjë me zyrtarizmin e procesit të hartimit të Planit Urbanistik të qytetit. Në bazë të këtij plani do të ndërtojmë një qytet më të mire, për të jetuar, punuar dhe argëtuar. Në zemër të këtij plani do të jetë përpjekja për të përmirësuar trafikun dhe parkimin, krijimin e më shumë hapësirave të gjelbërta për qytetarët si dhe rritjen ekonomike, duke ndarë tregun në zona dhe vendosur rregulla të ndershme për zhvillim të sigurtë dhe të qëndrueshëm.
Projekti tjetër ka të bëjë me krijimin e Komisionit për ndërtimin e Xhamisë së re. Ky komision do të përfshijë zërin e qytetarëve, në procesin e ndërtimit të saj dhe përbëhet nga drejtuesit e Komunitetit Musliman, të institucioneve qendrore dhe vendore.

Kryetari i Bashkisë do të paraqesë dhe një projekt, për t’u siguruar qytetarëve shërbim më efiçent dhe më të mirë në kopshte e çerdhe, në parqet dhe hapësirat çlodhëse dhe në qendrat kulturore të Tiranës. Këto ndryshime do t’i kursejnë qytetarëve 1 milionë dollarë në vit dhe kjo është pjesë e angazhimit të Kryebashkiakut, për uljen e barrës fiskale, për llogaridhënie në qeverisje dhe për mbrojtjen e taksave të qytetarëve.

Gjithashtu, nesër do të paraqitet në Këshill, një projekt që ka të bëjë me fuqizimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, nga spekulimet dhe mashtrimet.
Një tjetër projekt është ai për rehabilitimin e qendrës së qytetit, pasi qendra është më shumë se sa hapësira fizike që ajo zë, është ndërlidhëse e lagjeve të ndryshme dhe është projektuar për të ndihmuar qytetarët, në jetën e tyre të përditshme.

Projekt tjetër që i propozohet nesër Këshillit, është edhe ai që ka të bëjë me krijimin e Bordit për Artin dhe Kulturën, që do të ketë si detyrë miratimin e fondeve në këtë fushë, çka do të sjellë përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet. Krjimi i këtij Këshilli, është një hap përpara në premtimin e z.Basha, për të investuar në art dhe kulturë dhe për t’i vendosur artistët në vendin që ata meritojnë, në krye të këtij angazhimi. Në këtë këshill marrin pjesë emra të njohur të artit e kulturës si: Ali Oseku, Timo Flloko, Vikena Kamenica, Arben Skënderi, Gent Korini, Erfort Kuke, Parid Teferiqi, Genc Çocoli, Yllka Mujo, Kreshnik Tartari, Marjeta Zaçe, Miço Papadhopulli, Bujar Shehu.

Kryebashkiaku Basha është i angazhuar për të punuar me të gjithë, për të ndërtuar një qytet më të mirë dhe këto projekte do të çojnë Tiranën përpara dhe do ti shërbejnë interesave të qytetarëve.

09 Nëntor 2011

e enjte, 3 nëntor 2011

Sinjalistika Rrugore

Kur s'ke cfare ti besh gomarit, i bie samarit. Keshtu thote nje fjale e urte. Te gjithe kemi udhetuar kete vere neper Shqiperi dhe kemi pare qe sinjalistika rrugore ishte kompletuar dhe ne kushte shume te mira. E megjithate ky eshte samari im per sot; sinjalistika rrugore. Ajo qe me ben pershtypje eshte qe ne keto tabela ka te shkrime te tilla si Vlore, Shkoder dhe Sarande, qytete qe nuk i gjeta ne asnje harte te Shqiperise. Ne vend te tyre une njoh qytete si Vlorë, Shkodër dhe Sarandë. Dhe nese une ne shkrimin tim kam pertuar te kthej shkronjen e ne ë, kjo gje nuk me duket si nje justifikim i mire per institucionet shqipetare (jo vetem sinjalistika e ka kete problem). Me poshte paraqiten foto qe ilustrojne c'ka thash me siper





Kurse kjo foto me poshte eshte bere ne Kosove

Artikull nga Artan Lame ne Gazeten Shqip

Artan Lame - Më në fund pas 30 vjet përpjekjesh titanike, ja dolëm ta shkatërrojmë dhe zhdukim sheshin “Skënderbej”. Vërtet na u deshën shumë përpjekje, por tani mund të themi me krenari se vepra e filluar 90 vjet më parë nuk ekziston më.

Dy fjalë histori. Sheshi “Skënderbej” u ideua për herë të parë gjatë pushtimit austro-hungarez të qytetit, në vitet e Luftës I Botërore. Asokohe u krijua emri sheshi “Skënderbej” dhe u fillua lirimi i hapësirës që ishte i zënë me dyqane, baranga, rrënoja, ferra e plehra.

Në kalim midis viteve ‘20-’30, në kuadër të planit rregullues të qytetit, arkitekti elegant Italian Florestano de Fausto, hartoi projektin e sheshit, që i dha formën e përgjithshme që ai ruan ende sot (ose, që e ruante). Mbi këtë plan u ndërtua lulishtja midis ministrive, u planifikua vendosja e një statuje të Skënderbeut (aty ku u vendos më pas, në vitin 1967) dhe u hap sheshi para bashkisë me një shatërvan të madh rrethor në mes.

Gjatë pushtimit italian, arkitekti tjetër italian, Gherardo Bosio, nga më të famshmit e kohës, u mor sërish me sheshin “Skënderbej”. Ai bëri disa ndërhyrje në favor të zmadhimit të tij dhe, duke menduar zmadhimin e shpejtë të qytetit, hodhi idenë e shkatërrimit të bashkisë në favor të zmadhimit të sheshit.

Pas lufte, përgjithësisht u ruajt dhe u ndoqën linjat e planeve italiane, duke vijuar me kufizimin e sheshit në njërin krah me Pallatin e Kulturës.

Ndërhyrja më e fortë mund të konsiderohet prishja e bashkisë së vjetër dhe ndërtimi në vend të saj i Muzeut Historik, si edhe më pas ngritja e pakuptimtë e statujës së Komandantit si të mos mjaftonte statuja e Heroit Kombëtar.

Pastaj vijojnë vitet e trazirave, pastaj të kioskave, pastaj të amullisë, pastaj më në fund shqiptarët u kthyen seriozisht të merren me të.

Në vitin 2003 u miratua studimi francez, i cili kishte të mirat e veta, por edhe ca bishta nga pas, pasi parashikonte ndërtimin brenda sheshit të disa godinave që, ndonëse jo të larta dhe periferike, e prishnin siluetën dhe tërësinë e tij.

Për fat të mirë, vetëm pak vjet më pas, më 2008-n, u miratua studimi përfundimtar i sheshit, i quajturi projekti belg, i cili jo vetëm që rregullonte gabimin e mëparshëm, duke anuluar të gjitha ndërtimet në shesh, por krijonte përfundimisht një hapësirë të madhe, të vetmen e këtij lloji në të gjitha trojet shqiptare.

Filluan punimet, që ndoshta u zgjatën ca si shumë kur... papritur, me ndryshimin e kreut të bashkisë, i pari që e hëngri në brinjë qe sheshi.

Sot. Thonë se pas ca ditësh do të përurohen punimet e kryera. E gjithë hapësira e dikurshme e sheshit do të jetë e zënë me shtigje rrugore të asfaltuara, copëra trotuaresh, pemë të mbjella kuturu, dhe mbi të gjitha, me një kodër të madhe dheu bash në mes të tij. Gjen gjithçka aty, përveç sheshit. Ka leje s’ka leje, kush e bëri projektin, ku dhe kush e ka miratuar, ku u gjendën paratë, a hapi gojë Instituti i Monumenteve, po Inspektorati i Mjedisit, kush po i financon punimet, cila firmë po punon në shesh, me çfarë tenderi, kush...? Të gjitha këto dhe të tjera pyetje të dalin menjëherë përpara, por s’kam ndërmend të merrem me to. As janë ndalur ndonjëherë barbarët me pyetje, e as që bën vaki të ndodhë këtu, ku barbarët kanë zënë me pushkë në dorë derën e kryeqytetit. Thjesht dua të ndaj me ju o lexonjës, keqardhjen që ndiej përbrenda, pasi nga sheshi tani do të mbetet vetëm emri, pasi vetëm shesh nuk ka më aty.

Na u deshën 500 vjet që ta zbresim Skënderbenë nga mali dhe ta kthejmë në një hero të qytetërimit, duke e vendosur midis një sheshi, ndërsa tani këta, me atë kodrën që kanë ngritur përpara kalit të tij dhe me pemët që e kanë mbuluar, na i kthyen sërish Heroin midis maleve nga kanë zbritur vetë, pa mësuar asgjë nga shekulli në të cilin rrojnë.

S’kanë faj, subkoshienca e malit nga kanë zbritur nuk i lë të qetë të ndjehen mirë midis një sheshi ku diskutohet dhe … e gjejnë zgjidhjen, e bëjnë sërish sheshin të ngjajë si mal e pyll.

Sinqerisht, nuk e kam hallin të demaskoj a të bëj qesharake qeverisjen e sotme, se s’ka nevojë ajo që t’i ndih unë në këtë punë, por vërtet besoj në këto që them. Sipas meje, është thjesht frika instiktive e njerëzve të pyllit të ardhur në pushtet dhe që nuk e durojnë dot hapësirën hapur. Epo ka nevojë Tirana për gjelbërim, të thonë. Po, është e vërtetë, por nuk mbillet sheshi kryesor i vendit, por shtohen parqet e qytetit! Të paaftë të shtojnë parqet e lulishtet, përpiqen të na trajtojnë si njerëz të egjër, që mezi presim të hipim nëpër pemë.

Të zësh sheshet me pemë, në një farë mënyre është kthim pas, ashtu si shekuj më parë, kur Perandoria Romake u shemb nën peshën e dyndjeve barbare dhe sheshet e mermerta të qyteteve për shekuj me radhë i mbuloi bari dhe ferrat. Në rastin e Romës, kishim barbarizim të shoqërisë nga poshtë, ndërsa në rastin tonë, kemi tharje të jetës për shkak të barbarizimit të politikës nga lart. Sheshet e qyteteve kanë lindur si pika qendrore të polis-it, ku mblidheshin njerëzit, diskutonin, shkëmbenin idetë dhe madje edhe protestonin. Ky ka qenë e vazhdon të jetë në botën e qytetëruar, roli i sheshit të qytetit. Të përpiqesh ta zësh me pemë, tregon që përveç se je impotent në krijimin e hapësirave të reja urbane, por je edhe i lig e frikacak, se i trembesh grumbullimit të qytetarëve të tu. Mirë na e bëjnë, që kurse i mbajmë mbi kurriz!

Me zhdukjen e sheshit ‘Skënderbej’, zhduket edhe një tjetër simbol, shatërvani qendror i tij. Që kur ka qenë konceptuar sheshi, ai ka pasur një shatërvan në qendër, i cili i ndërtuar në vitet ‘30, i mbijetoi edhe gjermanëve, që vendosën aty një tank gjatë ditëve të çlirimit të Tiranës. Pastaj shatërvani u rivendos në punë, për t’u prishur përfundimisht në vitet ’70, kur u zëvendësua me atë shatërvanin tjetër të cilin e kujtojmë edhe ne. Madje, edhe plani belg e ruante konceptin e ujit në shesh përmes rrjedhjeve dhe baseneve që do vendoseshin nëpër të. Tani, me malin e ngritur para hundës së Skënderbeut, edhe ky koncept u varros. Jo më kot po zgjatem tek shatërvani, pasi ata nga pikëpamja sociale më tepër se zbukurime, konsiderohen si simbole.

Shatërvanët janë një nga simbolet e qytetërimit të zhvilluar. Arsyeja është e thjeshtë. Për të bërë një shatërvan duhet të kesh ose të krijosh një shesh, të bësh projektin, të kesh një skulptor a artist që t’i japë formën e një vepre arti, të sjellësh një burim uji që ta furnizojë paprerë, por pastaj, pas ndërtimit, duhet edhe ta mirëmbash, se i gjithë ky impiant është delikat. Për më tepër, vlente kjo gjë dikur, kur uji duhej të vinte e të hidhej përpjetë me rënie të lirë e jo me sistem pompash. Vini re për shembull, asnjë nga shatërvanët e ngritur e ringritur në Tiranë në gjysmëshekullin e fundit nuk funksionon ose janë shkatërruar. Më jepni një arsye, që një historian a sociolog në këtë pikë, të mos shkruajë nesër se qytetërimi shqiptar bëri kështu edhe një hap pas.

Për elemente të veçanta unë e kam pas kritikuar edhe projektin belg të Edi Ramës për sheshin dhe kjo është e natyrshme. E natyrshme, sepse çdo qytetar ka të drejtë të ketë mendimin e vet dhe për më tepër kur beson se realisht mund të japë kontribut përmirësues. Por asokohe flisnim për elemente e për finesa, të pamendueshme tani që këta po i bien me top e me kazmë të gjithës, duke na i zhdukur për fare sheshin e duke na i kthyer në mal, si ato malet nga të cilat kanë zbritur duke mbetur po aq të pazbutur si kur ishin atje lart.

Edhe një element tjetër që ndoshta e keni harruar. Jetë e mot sheshi ‘Skënderbej’ ka qenë shtruar me plloça asfalti, si i gjithë bulevardi. Edhe ky ishte një element që për sa e zbukuronte sheshin, kërkonte kujdes e mirëmbajtje të vazhdueshme. Tani e shtruan me asfalt rifuxho, ashtu sikundër edhe rrugën a rrugicën më të rëndomtë të provincës. Aman Tan, do më thoni, edhe me bajga le ta shtrojë, veç ta shtrojë, se na çmendi dhe na shkatërroi makinat! Po pra, kjo është një tjetër shpikje perverse e politikës shqiptare: Lëri gjërat të venë keq e më keq, që kur të bësh ndonjë punë sado të vogël, t’u duket njerëzve sikur ke bërë kushedi se ç’ë. E kini vënë re se me sa ngadalë punohet në veprat publike në Shqipëri!? Arsyeja është shumë e thjeshtë. Është një mënyrë për t’u dukur sikur punohet. Duke e zgjatur punën tërkuzë, e tërkuzë, e tërkuzë, e para krijohet një imazh sikur këtu vazhdimisht punohet; e dyta, edhe në qoftë se nuk i ke paratë e mjaftueshme, duke e zgjatur me vite të tëra, një ditë do t’i gjesh; dhe e treta, i jep elektoratit imazhin se po bën vepra të mëdha. Se, ç’vepër e madhe do të ish ajo që mbarohet në një muaj apo dy!?

Fantazi. Kryetari i bashkisë më thërret në zyrë dhe më thotë: “Zoti Lame, nuk më pëlqen projekti i Edi Ramës për sheshin ndaj dua të bëj një tjetër. Po ta ngarkoj ty këtë projekt”. Ç’do bëja unë? Do ikja me vrap e do merrja malet duke bërtitur: “Po pse ore, kështu bëhet sheshi kryesor i Tiranës, duke ja ngarkuar kujt të do mideja ty?”. Po ta zëmë se nuk ika me vrap, ç’do bëja? Do ulesha e do nxirrja nga dollapët gjithë projektet e dikurshme të sheshit, do përpiqesha të kuptoja arsyet e atyre arkitektëve të shquar të së shkuarës kur i kanë dhënë formë sheshit, do pyesja lart e posh, do takoja e kë nuk do takoja, do përpiqesha që të risillja në jetë në mos të tërën, pjesë të projekteve të vjetra, që kështu të kishte vazhdimësi historike dhe në fund, do i shkoja kryetarit t’i thosha se: “Unë mendoj kështu e kështu, por e mira është t’i kthehesh mendjes së të vjetërve, se dinin më shumë”. Kështu unë, që pretendoj se diç di nga e shkuara e këtij qyteti!

Por jo, kuraja e të padijshmit është e paparë. Projektin që po zbatohet e ka bërë, nuk e di askush se kush, dhe me ç’kurajë e ka marrë përsipër një barrë të tillë. Sheshi kryesor jo thjesht i një qyteti, as sheshi kryesor i një kryeqyteti, por bash sheshi me emrin e Heroit Kombëtar të një kombi që është njëkohësisht edhe sheshi i të 8 milionë anëtarëve të këtij kombi!!!. Ufaa, nuk ja vlen të shtoj më as pikëçuditëse.

Gazeta "Shqip"

e diel, 7 mars 2010

Artikull: Ndertesat Binjake

I ulur në "studion time te shkrimit" duke menduar se s'kam asgjë për të thënë, nuk kam libra për të shkruar, nuk kam thashetheme për të përhapur, nuk kam ftesa nga revista prestigjioze që botojnë projekte të rëndësishëm arkitektonike dhe pjesë të rëndësishme të opinionit te shkruar nga personazhe te rëndësishëm. Unë ndjehem i largët nga inteligjenca arkitektonike, në bloget e pornografisë arkitektonike dhe utopise se lartë të menduarit dhe të folur.
Se paku kam qëndrim dhe nje ide nga kompjuteri im.


Më poshtë është përkufizimi i Ndertesa "Binjake" ndikuar nga definicioni Wikipedias për binjakët e njeriut, ku fjala "pasardhës" është tregtuar për "ndërtesen".

"Binjakët janë dy objekte që rezultojnë nga zhvilluesi i njëjtë, zakonisht ndërtuar në zone të ngushtë. Ato mund të kene orientim të njëjtë ose të ndryshme. Binjakët mund të jetë ose monozigote (MZ, si "identike") ose Dyzigote (DZ, si "vëllazërore" ose "jo-identike").

Ndërtesat binjake ekzistojnë për disa arsye. Edhe pse arsyet kryesore jane ato ekonomike, ato gjithashtu mund të ketë disa kushte "ekspresive" qe ndikojne ne ndertimin e tyre.

Do e shpjegoj gjith cfare thashe me lart me nje diagram te thjeshte.





Siç mund ta shikoni nga diagrami më lartë, një investitor mund të ndërtoje dy ndërtesat binjake me nje koncept. Ai mund të shpetoje një shumë të hollash nga faturimet arkitektonike dhe kohën e kontratës, nga blerjet e materialeve dhe nga lehtësia e instalimit , të gjitha keto që përkthehen në shuma të mëdha të fituara parash rëndësia të cilave në urbanizmin shqipetar është i dorës së parë.


Huazuar dhe Marr shkas nga Orhan Ayyüce

e premte, 5 mars 2010

Arkitektura gjirokastrite në rrezik nga rrënimi


Mbi 200 shtëpi të kategorisë së parë dhe të dytë në Gjirokastër po shkojnë aktualisht drejt rrënimit. Banorët thonë se kostoja e restaurimit është shumë e lartë dhe nuk mund të përballohet prej buxhetit familjar.
Me pamundësinë financiare të banorëve lidhet interesi i pakët për asistence teknike dhe këshilla restaurimi. Fondacioni 'Butrinti' në bashkëpunim me Zyrën për Konservimin dhe Zhvillimin e Gjirokastrës po realizojnë në Gjirokastër projektin “Kirurgjia e Trashëgimisë”.
“Projekti i zyrës së kirurgjisë së trashëgimisë është një nga nismat e ndryshme që organizatat që kane zyrat në këtë godinë kanë marrë përsipër për të rritur ndjeshmërinë për teknikat e ndryshme tradicionale që mund të ketë arkitektura gjirokastrite.

Marre nga koha ditore

e premte, 12 shkurt 2010

Cili nga stilet arkitektural perdoret me shume sot?

Cili nga stilet arkitektural perdoret me shume sot?
Ne zhvillimin e teknologjise, objektet e larta nuk shihen me si nje nevoje estetike e nje qyteti po dhe kerkese urbane per ti bere "balle" rritjes se popullsise neper qyete. Kohet e fundit duket nje tendence e ndjeshme ndaj stilit Art-Deco. Duket sikur ky stil eshte bere enkas per ndertesat e larta. Nderkohe ka nje elegance dhe karakter ne stilin neo-gothic edhe pse here here duket kaotik. Levizja me vitale ne kohet e sotme gjithsesi i mbetet stili Dekonstruktivizem. Kjo ka bere qe stile te tjera arkitekturore qe per shekuj kane mbijetuar sot te jene ne hije. Shuma pak gjejme ate grek apo roman, te Rilindjes, Neo-style, De Stij, Strukturalizem dhe Art Nouveau.


Neo-Gothic







Art-Deco







Neo-Klasik






Modern





Post Modern






Dekonstruktivizem


e martë, 9 shkurt 2010

The Berg - Mali artificial me i madh ne Bote



German architect Jakob Tigges has projected a new and visionary landmark in Berlin. He plans to build a mountain of 1,000 meters high called “The Berg”, which would become a never-before-seen tourist destination in the German capital city. Seen at Plataforma Arquitectura. More images and description after the break.

The objective is to create a natural habitat for the mountain’s wildlife and at the same time, become a recreation space for everyone in the city. “The Berg” would take the place of the Tempelhof Airport, a space currently under discussion. Surprisingly, there’s a big group supporting “The Berg” and people are pressing to get the approval and financing of the project.


Faqen Zyrtare e gjeni duke klikuar ketu
Ndersa me shume per kete projekt do te gjeni ne faqen e archdaily.

Te zbresesh nga maja





Studio JDS mendoi se kjo trampoline spirale prej rrjete - e cila do te lejonte qe njerzit te kercenin nga kati i siperm deri ne fund te museut Guggenheim do ishte shume praktike. Dhe te gjithe mendojne keshtu. Per fat te keq - ose per fat te mire per njerzit qe mund te kene thyer qafen duke zbritur me ane te kesaj rrjete kjo gje eshte vetem nej koncept i prezantuar ne "Contemplating the Void: Interventions in the Guggenheim Museum".