e premte, 2 korrik 2010

Trans Adriatic Pipeline route refined





Trans Adriatic Pipeline route refined

Thu, 24 June 2010

Albanian Ministers and government officials have approved the revised route of the 520 km Trans Adriatic Pipeline (TAP) through Albania.

In June 2009, local and international engineers began refining the pipeline route to avoid impacting the Hotova National Park and other environmentally significant areas and cultural heritage sites.

Six different route options were considered, but the final route was selected as it has minimal impact on forests and avoids all cultural heritage sites. It will also be shorter and easier to construct than the route identified during the basic engineering phase.

Having received government approval, TAP will now meet with 400 local stakeholders and 60 non-government organisations in regional workshops, and begin working on the Environmental and Social Impact Assessment.

The TAP Gas Pipeline will originate near Thessaloniki, Greece, and cross Albania and the Adriatic Sea, before ending near Brindisi, Italy. The pipeline will have an initial capacity of 10 Bcm/a, and is intended to enhance the security of European gas supply.

The project is currently in the front end engineering and design stage. Once this is completed, TAP will invite tenders for pipeline construction.

Image caption: The proposed TAP Pipeline route.

e martë, 8 qershor 2010

600 mln lekë për sallën e re të Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë do ndryshojë fytyrë. Selia e seancave plenare do ti nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë. Kuvendi ka përmbyllur dy tenderat me vlerë totale 600 milionë lekë të reja për rikonstruksionin e godinës dhe mobilimin e sallës ku zhvillohen mbledhjes së seancave plenare dhe në fund të korrikut firma fituese do filloj punë për të realizuar projektin.

Rikonstruksioni

Bojkoti 9 mujor i Kuvendit nga opozita ka pasur dhe një anë të vet pozitive. Për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve socialistë në jetën parlamentare dhe për rrjedhojë të mospagimit të tyre, drejtuesit e Kuvendit kanë mundur të sigurojnë një gjendje të mirë financiare, çka u ka dhënë mundësi që jo vetëm të japin shpërblime për punonjësit e administratës, por edhe të krijojnë mundësinë për të rritur zërin e investimeve. Falë një gjendje të mirë financiare, të siguruar edhe për shkak të këtij bojkoti, institucioni legjislativ vendosi të ndërhyjë godinën e sallës së seancave plenare. Megjithëse Kuvendi ka hartuar një projekt afatgjatë për ngritjen e një kompleksi parlamentar në ambientet ekzistuese të kryesisë apo siç njihet ndryshe tek godina e ish-Komitetit Qendror, drejtuesit aktual të këtij institucioni kanë vendos të mos presin gjatë por të ndërhyjnë në godinën ekzistuese të seancave plenare. Kështu, drejtoria e prokurimeve ka zhvilluar në mes të muajit maj tenderin me vlerë 48,6 milionë lekësh të reja për rikonstruksionin e Sallës së Seancave Plenare dhe ka shpallur firmën fituese e cila do merret me zbatimin e projektit në teren. Ajo që dihet me siguri deri më tani është ndërhyrja brenda në sallë, por nuk përjashtohet mundësia që me këtë shumë të konsiderueshme lekësh të mund të rikonstruktohen edhe pjesët e tjera të kësaj godine. Burime nga Kuvendi kanë bërë të ditur se pritet të ndërhyhet edhe në llozat e të ftuarve, në platenë ku sot qëndron media, zyrat e grupeve parlamentare etj. Nuk dihet ende nëse projekti parashikon ruajtjen e formatit aktual, por nuk përjashtohet mundësia e ndryshimit të vendeve ku qëndron kabineti qeveritar, si dhe të tavolinës së drejtuesve të Kuvendit. Një tjetër ndryshim mund të bëhet edhe për vendet ku qëndrojnë kamerat dhe gazetarët. Sipas formularit të kontratës së nënshkruar mes drejtorisë së prokurimeve dhe firmës fituese punimet duhet të nisin menjëherë dhe të përfundojnë para datës 1 shtator 2010, pra para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Megjithatë firma fituese do të jetë e kushtëzuar në realizimin e këtij projekti në kohë, pasi punimet nuk mund të fillojnë para datës 27 korrik, kur edhe mbyll punimet e këtij sesioni.

Mobilimi

Krahas tenderit për rikonstruksionin e godinës Drejtoria e Prokurimeve ka mbyllur edhe tenderin për mobilimin e sallës përkatëse. Plot 11.2 milionë lekë të reja do ti kushtojë buxhetit të Kuvendit mobilimi i sallës së seancave plenare. Sipas kontratës mobilimi do të përfshijë blerjen e tavolinave, karrigeve të deputetëve, ministrave dhe drejtuesve të Kuvendit. Ajo që pritet të qëndroj nga salla aktuale do të jetë me siguri sistemi elektronik i votimit, i cili u vendos i ri vetëm dy vjet më parë, pas debateve që u zhvilluan atëherë mes mazhorancës dhe opozitës për votën e fshehtë.


Tenderi

Procedura e prokurimit elektronik: Procedurë e Hapur

Objekti i prokurimit: Rikonstruksion i Sallës se Seancave Plenare

Fondi limit: 48,670,008 lekë pa TVSH

Afati i punimeve: Nga nënshkrimi i kontratës deri në dt. 01.09.2010

Objekti i Prokurimit: Mobilim i Sallës së Seancave Plenare

Fondi limit 11.230.800 lekë pa TVSH

Afati i Lëvrimit: Nga nënshkrimi i kontratës deri në 17.08.2010

e enjte, 3 qershor 2010

Shqipëria, superfuqi energjetike, do të ndërtohen 264 hidrocentrale

Në Shqipëri do të investohen 244 miliard lekë për ndërtimin e 264 hidrocentraleve.
Ministria e Energjetikës ka bërë një pasqyrë të projekteve dhe investimeve që
do të kryhen në sektorin energjitik në vend, me qëllim kthimin e Shqiperisë në
një vend me superfuqi energjie në rajon.
Zëvendësministri Leonard Beqiraj, pohoi sot se janë
nënshkruar gjithsej 98 kontrata konçensioni, prej të cilave 96 të formës ”BOT”
(ndërtim –shfrytëzim-transferim) dhe 2 kontrata të formës ”ROT”
(rehabilitim-shfrytëzim-transferim).
Në bazë të këtyre kontratave do të ndërtohen
264 hidrocentrale, të cilat do të prodhojnë 4.5 miliard kë/h energji në vit.
Vlera e investimit e parashikuar për ndërtimin dhe rehabilitimin e këtyre
hidrocentraleve është 244.8 milard lekë.
Ndër projektet më të rëndësishme me
investitorë të huaj strategjikë janë ndërtimi i hidrocentraleve të Kaskadës së
Devollit apo ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës. Ndërkohë kanë filluar punimet
e ndërtimit të mbi 30 hidrocentrale.
Aplikimet në ministri vazhdojnë dhe vetëm në
mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave janë miratuar kërkesat e 6
shoqërive për ndërtimin e 11 hidrocentraleve.

e diel, 16 maj 2010

Tirana Festival City - changing the face of Kashar

The Tirana Festival City Project will be located on west side of Tirana near Komuna Kashar, in a commercial area, on Durres Road, 2km from the centre of Tirana and 12km from the International Airport.

Currently the location holds old commercial buildings and warehouses:



Due to the size of the area of this project and facilities offered, this complex may be considered a “parallel city”, where it is expected to offer:

* Residential towers and commercial centre
* Hotel
* High School
* Office Towers
* Cinema
* Park Sport Fields
* Hypermarket
* Restaurants and service areas
* Parking

This is one of the first planned complexes of this size and complexity. Three architects have submitted their designs:






e diel, 9 maj 2010

Saranda, e gatshme për të pritur gjysmë milion turistë. Vlora, festivale dhe aktivitete argëtuese



Jugu i Shqipërisë ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. E gjithë Saranda dje ka qenë në ditën më të veçantë të saj. Me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve, të bizneseve dhe institucioneve, nga bashkia e qytetit është organizuar Festa e Detit, duke shënuar kështu çeljen zyrtare të sezonit të ri “Verë 2010”. Në cilësinë e qytetarit të parë të Sarandës, kryetari i bashkisë, zoti Edmond Gjoka, ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në festën që e ka quajtur “Dita e Detit”. Gjoka tha se kjo verë do të jetë konfirmim i rritjes së fuqishme të flukseve të turistëve në Sarandë. Sipas Gjokës, Saranda çdo verë bëhet më tërheqëse për flukset turistike. Ai ka vlerësuar trendin e pandalshëm të shtimit numerik të turistëve të saj, që sivjet projektohet të jetë gjysmë milion, nga 412 mijë që ishin vitin e kaluar. Nga kryebashkiaku i Sarandës është vlerësuar se vërehet edhe një cilësi e re turistësh, ndërkohë që ka evidentuar faktin se Saranda është bërë qyteti më i preferuar nga kategoria e të rinjve. Ndërkaq, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nikoll Lesi, ka pohuar se “e shpall Sarandën si bashkinë model në Shqipëri për përgatitjen e sezonit veror, në pikëpamje të punës dhe kulturës”. Ai ka folur edhe për një strategji të re të qeverisë, duke thënë se po bëhen të gjitha përpjekjet për të thithur këtë verë në Shqipëri turistë rusë e polakë, që pushojnë aktualisht në vendet fqinje. Lesi u shpreh se qeveria shqiptare destinon 3.7 milionë USD për Portin e Sarandës, ndërkohë që po negociohet për aeroportin e saj. Ndërkaq po dje, në zonën e Plazhit të Ri të Vlorës janë zhvilluar aktivitetet me rastin e ditës së çeljes së sezonit turistik.

Balona, elementë dekorativë me simbolikat e mirëseardhjes së sezonit, si dhe lojëra për fëmijë kanë veshur ambientet e plazhit publik. Ceremonia zyrtare është çelur nga nënkryetari i bashkisë, Edi Leka. Ai ka uruar për një sezon të mbarë, ndërkohë që ka rikonfirmuar këmbënguljen e bashkisë për përfundimin e projekteve të nisura në infrastrukturë. Më pas skena është mbushur nga artistët e “Aulona Festival”, në të cilin kanë marrë pjesë grupe shqiptare nga Kosova, Shkupi, por dhe nga Italia, Rumania, Bullgaria, Polonia, Kroacia etj., që kanë performuar me numrat e tyre më të mirë. Gjithë paraditja është shoqëruar edhe me hedhjet me parashuta të grupit të aeronautikës. Ndërkaq, shoqatat e ndryshme të motoristëve dhe të mjaft të pasionuarve të tjerë të tyre apo automjeteve, i dhanë Vlorës gjallëri, duke e nxjerrë atë nga monotonia e saj e përditshme. Aktivitet e çeljes së sezonit turistik do të zgjasin katër ditë dhe në disa pika të qytetit të Vlorës do të ngrihen podiume për grupet artistike, të cilët do të shfaqin vlerat e tyre dhe të vendeve që ata përfaqësojnë.

e mërkurë, 14 prill 2010

Rama prezanton fazën e dytë të punimeve në sheshin “Skënderbej”


Rama prezanton fazën e dytë të punimeve në sheshin “Skënderbej”
"Sfidë e përbashkët me qytetarët, për të sjellë sheshin në shekullin e ri"

Kryebashkiaku Edi Rama, drejtues dhe ekspertë të Bashkisë së Tiranës kanë prezantuar fazën e dytë të punimeve në sheshin “Skënderbej”, fazë e cila ka të bëjë me fillimin e punimeve në tre zona rreth dhe përmes sheshit ekzistues.

1.Do të fillojnë punimet për kanalizimet dhe galerinë nëntokësore, në zonën para Pallatit të Kulturës.
2.Do të fillojnë punimet në galerinë nëntokësore Lindje – Perëndim, në seksionin para Bankës së Shqipërisë, deri në fillimin e rrugës “Luigj Gurakuqi”.
3.Do të fillojë realizimi i punimeve të projektit, në zonën e lulishtes mbas Monumentit.

Kjo fazë e re e punimeve do të kërkojë edhe kufizimin ose devijimin e trafikut, në disa zona të sheshit, për të mundësuar normalitetin e këtyre punimeve.

Duke vënë theksin tek nevoja e bashkëpunimit me qytetarët, tek nevoja e pjesëmarrjes së të gjithëve në këtë projekt, përmes një këmbënguljeje dhe durimi që është i domosdoshëm në këtë fazë, Kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh: “Sot u njohët me prezantimin e detajuar të fazës tjetër të punës e cila tashmë përbën një sfidë të përbashkët edhe me qytetarët, pasi do të fillojmë të menaxhojmë në një mënyrë të ndryshme trafikun rreth dhe përmes sheshit, duke kaluar në pjesë të sheshit që do të bllokohen dhe pjesë të tjera që do të mbeten të hapura për trafikun.

Është një fazë e rëndësishme e punës, sepse në këtë proçes ne jemi duke përgatitur të gjitha kushtet për realizimin e infrastrukturës nëntokësore dhe njëkohësisht kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, për të mundësuar një bashkëpunim me çdonjërin prej tyre, në mënyrë që ky projekt që është një projekt i përbashkët, të jetë një projekt i realizuar brenda të gjitha fazave të parashikuara.

Puna më e vështirë dhe më e ndërlikuar është puna e përgatitjes së infrastrukturës nëntokësore, e hapjes së galerive të shërbimeve të të gjitha rrjeteve të nëntokës dhe njëkohësisht e krijimit të asaj baze të domosdoshme, për të pasur nesër gati pjesën arkitektonike dhe artistike.

Unë dua të vë theksin tek nevoja e bashkëpunimit me qytetarët, tek nevoja e pjesëmarrjes së të gjithëve në këtë projekt, përmes një këmbënguljeje dhe durimi që është i domosdoshëm në këtë fazë.

Ndryshimi i rrugëve të qarkullimit do të bëhet me faza, nuk do të ketë një bllokim të menjëhershëm dhe tërësor të sheshit, sepse kjo do të dëmtonte seriozisht të gjithë rrjedhshmërinë e trafikut në Tiranë dhe do ta bënte praktikisht të pamundur qarkullimin.

Është një ndryshim që do të fazohet pjesë – pjesë, në koordinim të plotë me Policinë Rrugore, e cila ka të gjithë eksperiencën por edhe disponibilitetin për të garantuar këtë proces dhe është një domosdoshmëri për të bërë të mundur që punimet të vazhdojnë të kryhen, me një ritëm të lartë dhe njëkohësisht rrjedhshmëria e trafikut të mos pengohet, në masën që ta bëjë të pamundur qarkullimin rreth sheshit.

Unë nuk dua të hyj në asnjë polemikë, e kam thënë që në krye të herës dhe e përsëris. Ky është një projekt madhështor, një projekt ambicioz, një projekt i ndërlikuar, është një projekt shumëqendror për kryeqytetin, por edhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Tiranë apo që jetojnë në Shqipëri e jashtë Shqipërisë dhe këtu duhet bashkërendimi i të gjitha forcave dhe njëkohësisht duhet një energji pozitive. Çdo energji negative dhe destruktive nuk është në të mirën e kësaj pune, që e unë e konsideroj si një punë të përbashkët. Ndërtimi që ne kemi filluar, ndërtimi i sheshit, duke marrë në konsideratë rëndësinë historike dhe duke vlerësuar aspektin tradicional, por edhe duke sjellë tashmë këtë shesh në shekullin e ri, është ndërtimi i një vepre e cila nuk ka asnjë arsye të bëhet pjesë e një polemike të ditës, që fillon me ditën dhe mbaron me ditën”

Pas fazës fillestare të punimeve që u fokusua në zonën e Monumentit të Skënderbeut, tani fillon një aktivitet i ri punimesh.

Segmentet rrugore të cilat do të mbyllen gradualisht për trafikun, në këtë fazë të punimeve do të jenë:

1.Vazhdimi i rrugës së Kavajës para Bankës së Shqipërisë.
2.Pjesa kaluese e sheshit, në zonën midis lulishtes përpara Bankës së Shqipërisë dhe Monumentit të Skënderbeut.
3.Kufizimi i lëvizjes së automjeteve, në kalimin para Pallatit të Kulturës.
4.Kufizimi i lëvizjes së automjeteve, në kalimin para Muzeut Kombëtar.

Ky plan qarkullimi ka si pjesë përbërëse:

• Fillimin e funksionimit të Unazës së Vogël, në pjesën perëndimore të saj (seksioni mbara Muzeut Kombëtar), me një drejtim lëvizje, duke siguruar rrjedhshmërinë e qarkullimit të automjeteve;
• Hapjen e trafikut për automjetet në Urën e Re, në hyrje të rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, me qëllim plotësimin e Unazës së Vogël;
• Ndryshimin e drejtimit të lëvizjes në rrugën “Qemal Stafa” (rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” do të bëhet me dy drejtime lëvizjeje);
• Heqjen e parkimeve ne rrugën “Mine Peza”, nga të dy krahët;
• heqjen e parkimeve në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” në një krah;
• Heqjen e parkimeve e cila përfshin rrugën “Abdi Toptani”;
• Në rrugën mbrapa Pallatit të Kulturës;
• Reduktimi i parkimeve, në rrugën midis Bankës së Shqipërisë dhe selisë së PS-së.

e hënë, 29 mars 2010

Ja sa kushton një apartament në 32 zonat e kryeqytetit

Tabela në euro për çmimet e banesave në Tiranë

Sa kushton një apartament në kryeqytet

Kriza që ka mbërthyer sektorin e ndërtimit, nuk ka ndikuar në uljen e çmimeve të apartamente në kryeqytet. Sipas agjencive të imobilare, shitjet më të shumta dhe kërkesat e qytetarëve për të blerë apartamente janë në periferi të kryeqytetit, pasi aty mund të gjesh apartamente të cilat kushtojnë më pak në krahasim me apartamentet brenda unazës. Gazeta “Tirana Observer” boton sot të gjitha çmimet aktuale të apartamenteve për metër katror në Tiranë.
Çmimet
Çmimet e apartamenteve në kryeqytet vazhdojnë të mbeten të kripura, megjithëse kërkesa për blerje është ulur me rreth 70 për qind. Qendra dhe zona e ish- bllokut janë dhe zonat ku çmimet e apartamenteve arrijnë rekordin. Pra metri katror në këto dy zona, arrin deri në 2 mijë euro. Më pas ndiqet nga zona e liqenit, ku çmimi për metër katror arrin deri në 2000 euro. Ndërkohë në Tiranën e re, Selitë dhe në Komunën e Parisit, çmimet e apartamenteve, variojnë nga 600 euro deri në 1500 euro për metër katror. Tek Fresku, çmimet e apartamente variojnë nga 500 deri në 800 euro për metër katror. Ndërsa në periferi të kryeqyteti,t çmimet e shtëpive arrijnë deri në 400 euro për metër katror deri në 900 për metër katror. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, pavarësisht krizës, i kanë mbajtur çmimet konstante dhe se nuk planifikojnë ti ulin ato.
Marrja e lejes së ndërtimit
Çdo firmë e cili kërkon të marrë lejen e ndërtimit, duhet të plotësojë 15 dokumentacione. Ku nga këto, 8 dokumente nevojiten për zbardhjen e lejes së ndërtimit në Këshillin e Rregullimit të Territorit. Këto dokumenten ndërtuesi duhet ti dorëzojë në Bashki. Dokumentet e nevojshme për marrjen e lejes së ndërtimit janë formulari nr.3, formulari nr.2 i lejes së aprovuar të sheshit të ndërtimit, kontrata noteriale midis pronarit të truallit dhe firmës së ndërtimit, si dhe licenca e noteruar e firmës së ndërtimit brenda afatit të përdorimit, deri te të dhënat e studimit inxhinier –sizmologjik për sheshin ku do të bëhet ndërtimi.

Dokumentet e nevojshme për pajisjen me leje ndërtimi

1. Formulari Nr.3
2. Projekti teknik i arkitekturës ku jepen të saktësuara planimetritë, prerjet dhe fasadat teknike me materialet e veshjeve të tyre. Projekti të sillet në CD.
3. Relacion nga arkitektit për projektin
4. Plani i organizimit të punimeve + grafiku i punimeve, në tre kopje (bashkangjitur projekt zbatimit, i firmosur nga drejtuesi teknik i subjektit ndërtues me firmë origjinale)
5. Studimi gjeologo- inxhinjerik
6. Studimi sizmik për objektet mbi 8 kat
7. Kontrata sipërmarrjes midis pronarit të truallit dhe firmës së ndërtimit e cila duhet të jetë brenda afatit të shqyrtimit të kërkesës për leje ndërtimi. Ajo duhet të jetë origjinale ose fotokopje e noterizuar.
8. Aktmarrëveshje midis investitorit dhe subjektit ndërtues(nëse ka)
9. Licenca e noteruar e firmës së ndërtimit brenda afatit të përdorimit dhe brenda kategorisë përkatëse.
10. Planimetria e sistemimeve të jashtme e plotësuar me kuota altimetrike në shkallën 1:200, në 3 kopje (bashkangjitur projekt zbatimit , e firmosur nga projektuesit me firmë origjinale).
11. Plani i piketimit të objektit në shkallën 1:200
12. Certifikata e pastërtisë nga Inspektoriati i Mjedisit Urban, dokument i cili jepet firmës ndërtuese për të vërtetuar që ky subjekt nuk ka detyrime të pashlyera.
13. Vërtetim nga Ndërmarrja e Tregjeve dhe Taksave pranë Bashkisë së Tiranës, dokument i cili i jepet firmës ndërtuese për të vërtetuar që ky subjekt nuk ka detyrime të pashlyera.
14. Fotokopje e noteruar e licencave të projektuesve brënda afatit të përdorimit (arkitekt, konstruktor, elektrik hidrosanitar dhe ngrohje ventilim).
15. Konfirmim te formulari 3/1 nga PMNZSH për mbrojtjen nga zjarri
Për zbardhjen e lejes së ndërtimit, pas vendimit të lejes së ndërtimit nga KRRT-ja.
1. Projekt zbatimi i plotë në tre kopje(sipas vendimit, formularit dhe genplanit të Lejes së Ndërtimit) i arkitekturës, i firmosur nga arkitekt
2. Në projektin e zbatimit të jepen të saktësuar tipet e apartamenteve, sipërfaqet për secilin tip dhe sasia e tyre, për çdo objekt me destinacion banese dhe sipërfaqet e ambienteve me destinacion shërbime. Për objektet, vizatimet e të cilëve janë përpunuar në kompjuter, të sillen në CD vizatimet e planimetrive të objektit.
3. Projekt zbatimi i plotë në një kopje i projektit konstruktiv, elektrik, hidrosanitar, ngrohje –ventilim. (i firmosur nga projektuesit me firmë origjinale, i shoqëruar me tabelën e fletëve për secilin projekt)
4. Llogaritjet bazë të konstruksionit të firmosura nga konstruktorët me firmë origjinale. (bashkangjitur projekt zbatimit, e firmosur nga projektuesit me firmë origjinale.
5. Relacion teknik shpjegues i projektit konstruktiv, elektrik, hidrosanitar dhe ngrohje ventilim të firmosur nga projektuesit përkatës. ( 1 kopje)
6. Preventivi i hartuar mbi bazën e çmimit mesatar për metër katror , deklaruar nga E.K.B. Ky në tre kopje i firmosur nga projektuesit me firmë origjinale.

Dokumentacion për leje shfrytëzimi
1) Fotografi të fasadave të objektit, fletë A-4.
2) Relacion i kolaudatorit për zbatimin e projektit (ku përveç të tjerave, të reflektohen të gjitha ndryshimet nga projekti i miratuar, nëse ka).
3) Licenca e kolaudatorit.
4) Relacion i supervizorit (mbikëqyrësit të punimeve), mbi zbatimin e objektit.
5) Licenca e supervizorit (mbikëqyrësit të punimeve).
6) Situacion përfundimtar i vlerës së punimeve të kryera në objekt.
7) Licenca e drejtuesit teknik (zbatuesit të punimeve).
8) Vendimi i K.RR.T-së për sheshin e ndërtimit .
9) Formulari i sheshit të ndërtimit.
10) Planimetria e sheshit të ndërtimit të objektit. Shesh ndërtimi.
11) Vendimi i K.RR.T-së për leje ndërtimit .
12) Formulari i lejes së ndërtimit.
13) Planimetria e sheshit të ndërtimit të objektit. Leje ndërtimi.
14) Projekti arkitektonik i miratuar nga Bashkia (me vulat përkatëse).
15) Licencat e grupit të projektimit:
16) Aktet e kontrollit për fazat e ndërtimit të objektit.
17) Kontratat e sipërmarrjes ndërmjet palëve:
18) Akt-kolaudimi nga ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve, që vërteton se subjekti ndërtues ka kryer zbatimin e punimeve të furnizimit me ujë dhe shkarkim të rrjetit të K.U.Z sipas projektit të miratuar nga kjo ndërmarrje.
19) Proces-verbal nga K.E.SH. sh.a, Filiali Elektrik i Qytetit Tiranë, i cili vërteton se objekti është marrë në dorëzim nga Filiali Elektrik.
20) Vërtetim nga Drejtoria e Pastrimit mbi vendosjen e pikave të hedhjes së mbeturinave.
21) Certifikatë Pastërtie e lëshuar nga Drejtoria e Kontrollit të Territorit Urban.
22) Akt-Teknik nga sektori PMNZSH-së, pranë Prefektit të Qarkut Tiranë.
23) Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore për shlyerjen e detyrimeve vendore.
24) Relacion mbi zbatimin e instalimeve hidrosanitare dhe instalimeve të ngrohjes të zbatuara në objekt, (e përgatitur nga inxhinieri përkatës që ka ndjekur zbatimin).
25) Licenca e inxhinieri hidrosanitar zbatues.
26) Relacion Teknik mbi zbatimin e punimeve elektrike në objekt, (e përgatitur nga inxhinieri përkatës që ka ndjekur zbatimin).
27) Licenca e inxhinieri elektrik zbatues.
28) Licenca e subjektit ndërtues.

Tatimi
Të gjithë personat që shesin një apartament, do të tatohen në masën e 10 për qind të fitimit kapital të realizuar. Pra, nëse një individ do të shesë një apartament, atëherë ky individ do të paguajë 10 për qind të diferencës së vlerës së shitur të apartamentit me vlerën e blerjes së apartamentit nga individi. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të kësaj pasurie. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet pa provuar pagimin e detyrimit pranë zyrave vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndërkohë banesat e ndërtuara para vitin 1995 dhe nuk kanë vlerën e blerjes, atëherë vlera minimale e blerjes do të merret kostoja mesatare për metër katror e sipërfaqes së shfrytëzueshme e përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave.

Shembulli
Një shoqëri ndërtimi i ka shitur individit A një apartament me vlerën e 6 milionë lekëve

Individi A pas disa vitesh ia shet apartamentin individit B në vlerën e 8 milionë lekëve

Individi A do të tatohet me 10 për qind të diferencës midis vlerës së shitjes (8 milionë lekë) dhe vlerës së blerjes (6 milionë lekë)

Pra 10% x (8.000.000 - 6.000.000)=200.000 lekë

200.000 lekë do të jetë tatimi i të ardhurave personale nga kalimi i pronësisë.

Çmimet e apartamenteve

Qendër 1.500-2.000 euro/m2

Kinema “Agimi” 1300-1400 euro/m2

Selvia 900-1500 euro/m2

Ish blloku 1500-2000 euro/m2

Myslym Shyri 1000- 1300 euro/m2

Rruga “Muhamet Gjollesha” 1.000-1.400 euro/m2

Rruga “Naim Frashëri” 850-1200 euro/m2

Zona e Zogu i Zi 900-1200 euro/m2

Rruga “Kongresi i Lushnjës” 1000-1500 euro/m2

Kompleksi Dinamo 900-1300 euro/m2

Rruga e Kavajës 700-1300 euro/m2

“21 Dhjetori” 900-1200 euro/m2
Stacioni i Trenit 800-1000 euro/m2

Komuna e Parisit 800- 1400 euro/m2

Zona e Parkut të Autobusëve 700-1100 euro/m2

Rruga “Sami Frashri” 900-1700 euro/m2

Tirana e Re 800-1400 euro/m2

Zona e Liqenit 800-2000 euro/m2

Rruga “Njazi Meka” 800-900 euro/m2

Unaza e Re 400-600 euro/m2

Rruga “Ali Demi” 550-900 euro/m2

Rruga “Arben Brocaj” 850 euro/m2

Rruga “Njazi Meka” 800-900 euro/m2

Tregu i Madh 600-800 euro/m2

Ish-Fusha e Aviacionit 650-850 euro/m2

“Hasim Vokshi” 800-950 euro/m2

Rruga “Don Bosko” 600-900 euro/m2

Selitë 600-900 euro/m2

Fresku/Porcelan 450-800 euro/m2

Zona e Yzberishtit 400-600 euro/m2

Zona e Kinostudios 700-900 euro/m2

Zona e Kombinatit 450-800 euro/m2

Lapraka 500-690 euro/m2

70
Për qind
është ulur kërkesa për blerje të apartamenteve në kryeqytet. Ndërkohë, ndërtuesit edhe për shkak të blerjes së paktë, çmimet e apartamenteve i kanë mbajtur konstante. Sipas agjensive imobilare, kërkesa për blerje dyqanesh është pothuajse në zero.

20
Për qind
e tatimit mbi vlerën e shtuar, e paguajnë kompanitë e ndërtimit, pavarësisht se realizojnë 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, si pasojë e praktikave të taksave referuese.

TiranaObserver