e hënë, 4 tetor 2010

[ JA Joubert Architecture ] Master Plan in Tirana, Albania

Project name: Park Life
Client: Eurocol
Assignment: Master plan
Location: Tirana, Albania
Size: 51,300 sqm + 14,000 sqm parking garage
Status: Invited competition, 1st prize, realisation 2010 - 2012
Principal architect: Marc Joubert
Project team: Jeroen de Loor, Marian Dusinsky, Alessandro Guida, Kim Byungchan









JA Joubert Architecture, a Rotterdam-based architectural office, has won first prize in an international competition for a new neighborhood in Tirana, Albania.

Invited by a private developer, JA Joubert Architecture decided to break with standard sub-urban development by proposing an integral solution for building and parking, directly linking them to the terrain conditions, thus creating a new community for different (age) groups, with sports and health facilities, set within a continuous green park with beautiful views to the city and Tirana lake.

e shtunë, 2 tetor 2010

"Qemal Stafa" bëhet ekstra-modern


Prishtinë, 1 tetor - Një stadium që do të bëjë krenar gjithë tifozët e Kombëtares shqiptare në futboll, do të nisë të ndërtohet në nëntor të këtij viti, ndërkohë që punimet do të përfundojnë në nëntorin e vitit 2012, si dhuratë për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" në Tiranë, për pak javë do të nisë së konstruktuari në tri faza dhe pamja përfundimtare e tij do të jetë magjepse. Bazuar në projektin e bërë nga firma spanjolle "RFA Fenwick Iribarren Architects" dhe të siguruar nga "Koha Ditore", nga lart stadiumi do të ketë pamjen e hartës së Shqipërisë, ulëset do të jenë tërësisht të kuqe, pista do të zhduket për t'i lënë hapësirë zgjerimit të kapacitetit të ulëseve. Nga brenda, stadiumi do të jetë katror i stilit anglez, me shumë hapësira VIP dhe kapaciteti do të rritet nga 18 mijë sa është tani në 33 mijë ulëse. Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Shqipërisë pohojnë se stadiumi do të jetë i rangut të pesë yjeve sipas standardit të UEFA-s dhe FIFA-s dhe se në të mund të zhvillohen edhe ndeshjet më të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.
"Kemi kohë që punojmë për këtë projekt. Është dhurata më e bukur, falënderojmë gjithë grupet e interesit, shtetin shqiptar, UEFA-n dhe FIFA-n. Shqipëria është i vetmi vend që s'ka stadium modern, por do ta ketë", ka thënë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, të enjten për "Sport Ekspres".
Vlera e këtij projekti llogaritet të jetë 30 milionë euro, 10 milionë euro do të ndahen nga buxheti i shtetit shqiptar, ndërkohë që 20 të tjera nga FSHF-ja, FIFA dhe UEFA. Sipas marrëveshjes, stadiumi do të jetë pronë e FSHF-së në mënyrë që ta lërë si hipotekë për të ngritur kredi të mëdha.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,43,35893

e enjte, 30 shtator 2010

Toptani Shopping Center

Toptani Shopping Center sic e kam pershkruar dhe me pare eshte nje projekt i studios hollandeze MVRDV. Ky projekt fitoi cmimin e pare ne vitin 2005 nder shume projekte te tjera dhe punimet nisen ne vitin 2008. Pershkrimin me te hollesishem te ketij projekti mund ta gjeni ketu; http://www.archicentral.com/toptani-shopping-center-tirana-albania-mvrdv-9265/.
Megjithate punimet duhet te zgjasnin vetem 2 vjet, pra kjo Shopping Center duhet te mbaroje kete vit. Ne foton me poshte tregohet qe jo vetem qe nuk do te mbarojne kete vit, por as nuk po punohet fare per ta mbaruar te pakten vitin tjeter.

Projekti per Qendren Kultturore Polifunksionale ne Kamez




e mërkurë, 29 shtator 2010

Rehabilitohet infrastruktura e Bllokut 51



Rama: “Nje model bashkëkohor që i shtohet mozaikut të ndërhyrjeve tona në kryeqytet”


Bashkia e Tiranës ka përfunduar një investim tërësisht bashkëkohor, sa i përket rehabilitimit të infrastrukturës në Bllokun nr. 51, duke synuar të rrisë ndjeshëm cilësinë e jetës për komunitetin e zonës. Blloku nr. 51 është pjesë e Njësisë Bashkiake Nr.9, kufizuar nga rrugët: (“Jordan Misja” – Unaza – “Don Bosko”) dhe shtrihet në pjesën veriore të kryeqytetit.



Duke iu referuar punës për transformimin e këtij territori banimi, tashmë tërësisht të integruar me zonat e tjera të kryeqytetit nga pikëpamja e infrastrukturës dhe duke e cilësuar si një bashkëpunim të Bashkisë së Tiranës me komunitetin e zonës, Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama theksoi se ky model do të shtrihet në të gjithë Tiranën, duke plotësuar në këtë mënyrë, ashtu siç u shpreh Kryebashkiaku “mozaikun e ndërhyrjeve në kryeqytet”. Po ashtu, Kryetari i Bashkisë vuri theksin edhe në procesin e mirëmbajtjes së këtij investimi, si edhe të projekteve të tjera infrastrukturore, të realizuara në kryeqytet nga Bashkia e Tiranës.



“Në këtë investim që është 36 hektarë dhe që transformon një tërësi territoriale në kryeqytet, që deri para disa kohësh ishte e pakalueshme në rast shiu dhe e padurueshme kur dielli vriste lart dhe pluhuri ngrihej poshtë, kjo rrugë ka specifikën që është një rrugë e ndërtuar bashkë me komunitetin dhe të 36 hektarë e këtij territori tashmë tërëisht të integruar me kryeqytetin, në pikëpamje të infrastrukturës dhe me plot gojën pjesë e kryeqytetit nga pikëpamja e kushteve, është shumë e rëndësishme të konsiderohen si bashkëpronësi e të gjithë atyre që u bie çdo ditë rruga këtu, sepse banojnë këtu.



Ndërkohë, ne do të vazhdojmë me të tjera përpjekje dhe të tjera investime, për të bërë që siç u transformuan këto 36 hektarë, të transformohen më tutje të tjera zona, deri tek rrugica më e fundit. Ky transformim nënkupton edhe krijimin e atyre mjediseve të brendshme në hapësirën publike, që kërkojnë më shumë pemë, kërkojnë më shumë mundësi për më të moshuarit dhe fëmijët e kështu me radhë, por gjëja më e rëndësishme është që sot kemi një transformim radikal, në një tërësi territoriale brenda kryeqytetit, që deri dje nuk kishte gjasë që të mund të quhej pjesë e kryeqytetit, për shkak të mungesës së plotë të çdo lloj kushti në hapësirën publike dhe në infrastrukturë. Ky është një model që shkon pjesë pas pjese, duke plotësuar kështu të gjithë mozaikun e ndërhyrjeve tona në kryeqytet dhe duke e bërë Tiranën njëtrajtësisht të trajtuar me të gjitha elementët që ka nevojë infrastruktura e një kryeqyteti, për t’u quajtur e tillë. Sigurisht që ka të tjera gjëra për të bërë akoma, ka shërbime që pa dyshim duhen përmirësuar, por krijimi i një modeli shembullor përsa i përket asaj që mund të bëhet sëbashku, siç është rasti i kësaj rruge, vlen shumë për të nesërmen, kur do të duhet që ju ta mirëmbani, duke së paku mos e ndotur, mos e dëmtuar, mos e çarë dhe copëtuar, siç për fat të keq ndodh hera – herës”.- u shpreh Kryebashkiaku Rama.



Krahas përmirësimit të infrastrukturës në këtë bllok banimi, krahas ndërhyrjeve transformuese si në zonat në qendër të kryeqytetit, ashtu edhe në zonat periferike, Bashkia e Tiranës synon të sensibilizojë dhe kërkon angazhimin e gjithsecilit, në procesin shumë të rëndësishëm të mirëmbajtjes të këtyre investimeve, me qëllim administrimin e përbashkët të qytetit dhe rritjen e cilësisë së jetës në komunitet.



Proçesi i rëndësishëm i mirëmbajtjes vë theksin në domosdoshmërinë që të gjithë të jenë pjesë e respektit për mjedisin dhe ruajtjes së kësaj pasurie të përbashkët, duke filluar që nga mbajtja pastër, hapësirat që u duhen më të moshuarve, fëmijëve, të gjithë qytetarëve, përmirësimi i cilësisë së ambientit dhe pse jo favorizimi i kohezionit social në këto blloqe banimi.



Procesi i madh i transformimit të kryeqytetit kërkon të zgjojë tek çdo qytetar, përgjegjësinë në mirëmbajtjen dhe ruajtjen e pasurisë sonë të përbashkët, për një Tiranë model të zhvillimit. Kryeqyteti ynë përfaqëson në mënyrë shembullore, sfidën e madhe të përballjes me gjithçka duhe të lëmë pas nga e shkuara dhe njëkohësisht të asaj çka duhet të transformojmë në funksion të së ardhmes por gjithashtu edhe të asaj me çka duhet të përballemi në jetën tonë të përditshme, si një përpjekje e vazhdueshme për t’u siguruar qytetarëve kushte e shërbime më të mira. Nisur nga ky fakt, Bashkia e Tiranës do të vazhdojë punën në mënyrë që këto rezultate të jenë të prekshme nga çdo qytetar, duke krijuar kushtet dhe standartet e nevojshme në çdo zonë dhe metër katror të kryeqytetit.



Projekti i rehabilitimit të Bllokut nr. 51 me një sipërfaqe prej 36 ha ka përfshirë trajtimin e rrugëve të brendshme, me gjerësi 3.5 m deri në 11.5 m si dhe trotuarë nga të dy anët, të shtruar me pllaka betoni, me gjerësi nga 1m deri në 5 m. Gjithashtu është ndërhyrë edhe në rrjetin e kanalizimeve, duke mundësuar realizimin e një rrjeti të ri kolektorësh dhe pusetash për ujrat e zeza dhe të bardha. Rrjeti i ujësjellësit ka gjatësinë 7125 metra linearë dhe është ndërtuar në të dy anët e trotuarëve të rrugës.


Projekti i ndriçimit: Është siguruar ndriçimi i rrugëve me shtylla metalike, me lartësi nga 5.5 metra deri në 8.5 metra, të cilat janë vendosur në të dy krahët e rrugëve.



Parkimi: Projekti trajton dhe nevojat në rritje për sheshe parkimi për banorët e zonës si edhe për qytetarë të ndryshëm, të cilët gjatë ditës kryejnë aktivitete biznesi në këtë zonë. Për këtë arsye, ndërhyrja ka përfshirë ndërtimin e shesheve të parkimit publik shtesë për banorët e zonës, në zonat ku gjenden sheshe të lira.



Gjelbërimi: Një komponent i rëndësishëm për rehabilitimin e plotë të infrastrukturës në këtë bllok banimi është edhe gjelbërimi i sipërfaqeve përpara pallateve, duke i kthyer në lulishte e sheshe pushimi si dhe gjelbërimi i rrugëve me pemë dekorative.



Për të mirëmbajtur këtë investim por edhe për të lehtësuar aksesin e banorëve të kësaj zone me akset kryesore të qytetit, bashkia e Tiranës e ka shtrirë investimin edhe në 3 segmente të tjera rrugore që kufizojnë këtë bllok banimi, përkatësisht; rr. “Albanopoli”, rr. “Anastas Shundi” dhe rr. “Gazmend Zajmi” (quajtur ndryshe si rruga e Xhamisë). Rehabilitimi i këtyre rrugëve, nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës është mjaft i rëndësishëm, pasi realizon një lidhje organike midis sistemit rrugor të kësaj zone. Sipërfaqja e asfaltuar është 4100 m2 dhe gjerësia e rrugëve është 6 metra linearë.



Procesi i madh i transformimit të kryeqytetit kërkon të zgjojë tek çdo qytetar vetëndijësimin dhe përgjegjësinë e secilit në mirëmbajtjen dhe ruajtjen e pasurisë sonë të përbashkët, për një Tiranë model të zhvillimit. Kryeqyteti ynë përfaqëson në mënyrë shembullore qoftë sfidën e madhe të përballjes me gjithçka duhe të lëmë pas nga e shkuara dhe njëkohësisht të asaj çka duhet të transformojmë në funksion të së ardhmes, e gjithashtu të asaj me çka duhet të përballemi në jetën tonë të përditshme, si një përpjekje e vazhdueshme për t’i siguruar qytetarëve kushte e shërbime më të mira.



28.09.2010

e premte, 24 shtator 2010

Qendra Multimediale “TEN”

Qendra Multimediale “TEN” është e pajisur me:



Sallën Qendrore e cila është konceptuar për 130 persona dhe do të kryejë funksionet e mëposhtme:



• Projeksion për filma, dokumentarë, materiale didaktike, prezantime, Poëer Point etj

• Teatër, shfaqje, prova

• Koncerte të muzikës klasike, të lehtë dhe popullore instrumentale

• Pritje zyrtare, me pjesëmarrje të gjerë, mbledhje forumesh komunitare, festime etj



Mexanina e Fëmijëve do të shërbejë si laborator kreativ për grupmoshat 3 deri në 13 vjeç, me grupe jo më shumë se dhjetë veta.


Funksionet e saj janë:



• Pikturë e lirë imagjinare

• Punime me plastelinë e materiale të riciklueshme

• Tregim dhe interpretim historish e përrallash

• Pjesë teatrale të shkurtra për nxitjen e talenteve

• Ndjekje e projeksioneve për fëmijë apo materialeve didaktike



Atriumi i Librit, perla elitare e Qendrës Multivalente e ndërtuar në katin e dytë të ngrehinës me elemente të shumtë transparence, do t’u shërbejë të rinjve për një sërë funksionesh:



• Takimet e librit, prezantime nga vetë autorët për një rreth të kufizuar vizitorësh

• Qarku i leximit, me pjesë të zgjedhura nga botimet e reja apo vepra të shquara të letërsisë; lexim, analizë mbi konceptin letrar, bisedë strukturore etj

• Kursi teatror apo grupet teatrore do të kryejnë provat e memories së tekstit

• Sallë leximi individual

• Pritje zyrtare me numër të kufizuar, takime, prezantime



Dhoma Muzikore kryen funksion didaktik, në bazë të një axhende të krijuar nga drejtuesi i Qendrës. Larmia e grupeve do të vendoset në bazë të kërkesës. Një grup do të përbëhet maksimalisht nga 5 veta.



Funksionet e Dhomës së Muzikës janë:



• Kursi i trajnimit vokal (këngë)

• Kursi i veglave muzikore (kitarë, piano, violinë)

• Kursi i kërcimit

• Regjistrimi vokal i demove

• Trajnime për spiker radiofonik

(Brenda dhomës së muzikës parashikohet të funksionojë një radio modeste)



Laboratori Pamor do të jetë ambjenti ku piktura, instalacioni dhe fotografia do të kenë hapësirën e tyre të dedikuar. Ky ambient do të jetë i hapur për të gjithë ata që adhurojnë artet pamore, nga mosha 14-60 vjeç.



Funksionet e Laboratorit Pamor janë:

• Kurset e pikturës

• Kurset e instalacionit

• Design - Grafik

• Fotografi

• Ekspozim Arti



Korridori i Ekspozimit do të kryejë përgjatë gjithë kohës funksionin e një galerie arti tematik. Një rëndësi të veçantë do t’i kushtohet aksesit të Internetit në godinë, si një element i rëndësishëm për funksionimin dhe mbështetjen e të rinjve, përmes ofrimit të një shërbimi modern.