Në vjeshtë pritet të fillojë punën qendra më
bashkëkohore tregtare “Skopje City Mall”. Objekti me vlerë rreth 70
milionë euro do te këtë sipërfaqe prej 90 mijë metrave katrorë dhe do të
disponojë me më shumë se 40 marka të njohura botërore, të cilat për
herë të parë do të jenë të pranishme në tregun e Maqedonisë. Njëri ndër
investitorët më të mëdhenj të qendrës më bashkëkohore tregtare është
bizne
smeni shqiptar Samir Mane, pronar i
shumë qendrave tregtare në Shqipëri. Drejtori ekzekutiv Ivajllo Ivanov,
në takimin e djeshëm me gazetarët, informoi se në vijim janë negociatat
përfundimtare me grupin e fundit të qiramarrësve potencialë dhe se me
përfundimin e tyre pritet plotësimi i tërësishëm i kapacitetit të
hapësirës zyrtare të qendrës tregtare.
“Qendra tregtare Skopje City Mall do të ketë kapacitet prej 1 300 vendeve për parkim, si dhe pistë të posaçme për biçikleta dhe këmbësorë. Qendra do të disponojë me Multipleks-kinema me 9 salla dhe me teknologji 3D, hipermarketin Carrefour, sallë për bouling, me një koncept të kompletuar për argëtim familjar, markat e njohura botërore, si dhe shërbime të tjera, që do të jenë pjesë e ofertës së pasur të kësaj qendre”, vlerësoi Ivanov.

Nuk ka komente:
Posto një koment