Parku Industrial dhe Kërkimi-Zhvillimor do të ndërtohet në një sipërfaqe
prej rreth 30 000 m2. Ky do të jetë i pari në llojin e tij, i cili
synon të mbledhë të gjitha firmat kombëtare
dhe ndërkombëtare që merren me projekte zhvillimore dhe kërkimore për
rritjen e mirëqenies kombëtare, ku do të përfshihet e gjithë
infrastruktura përkatëse, do të nxitet zhvillimi i ndërmarrjeve, do të
gjenerohet punësimi dhe krijimi i të ardhurave për qytetarët, do të
përmirësohen lidhjet midis Akademisë dhe Industrisë. Ky do të jetë
financim nga një prej bankave ndërkombëtare dhe do të operohet me
modelin PPP (Partneritet Publik dhe Privat) dhe me koncesion.
Kohëzgjatja e zbatimit është parashikuar për 32 muaj.
Nuk ka komente:
Posto një koment