Po shfaqen postimet me emërtimin ArkiDoze. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin ArkiDoze. Shfaq të gjitha postimet

e diel, 15 janar 2012

Nje Jave, Nje Qytet: Costa Azahar, Castellon, Spain

Bashkimi perfekt i maleve dhe bregdetit mund te gjendet vetem ne Castellon. Rreth 120 km vije bregdetare dhe me qindra plazhe te njohura ne rajonin e Valencias. Buze nje qyteze te vogel, bregdeti te ofron aktivitete te shumta. Benicassim, Oropesa del Mar, Peñíscola and Castellón de la Plana i ofrojne vizitoreve nje trashegimni te pasur kulturore. Ne Castellon gjenden dhe 8 nga parqet me interesante nenujore. Plazhet si Torreblanca, Peniscola, Nules, Benicassim, Xilxes, Alcossebre, Moncofa fhr qytezat e vogla perreth sigurisht nuk e bejne kete vend nje parajse monotone si ato ku gati gati je i detyruar te qendrosh shtrire ne rere e te marresh tere kohes rrezet e diellit por te ofron nje natyre qe te ve gjithmone ne levizje, te ofron shume aktivitete dhe te josh te eksplorosh pejsazhe qe te duken sikur ti je ai i pari i cili po shkel ne to. Nje set fotografik i kesaj zone ofrohet me poshte:


e premte, 24 shtator 2010

“Qemal Stafa” i ri,stadiumi ne imazhin e hartes se Shqiperise

24 Shtator Studio spanjolle “RFA Arcitecture” i ka paraqitur dje presidentit te FSHF-se, Armand Duka projektin. Federata do e dergoje ne qeveri



Mbi 30 mije vende te ulura te cilat, te para nga lart apo nga vete tifozet gjate ndeshjes, te krijojne imazhin e hartes se Shqiperise. Do te jete kjo pamja e stadiumit kombetar “Qemal Stafa” i rikononstrukuar sipas idese se studios arktitekturore spanjolle “RFA Arcitecture”. Studio ka ndertuar nje plan-projekt dhe perfaqesueses te saj i’a paraqiten dje FSHF-se dhe presidentit, Armand Duka. Burime zyrtare prane FSHF-se, thane se maketi perfaqeson nje ide te shkelqyer nga nje prej studiove me te mira ne Europe dhe institucioni i futbollit eshte gati t’ia paraqese ate edhe qeverise. Kjo e fundit u zotua disa jave me pare, me gojen e vete kryeministrit, Sali Berisha se do te akordonte fondet e nevojshme per rikonstruksionin e stadiumit ne bashkepunim me UEFA-n.

Projekti- “RFA Arcitecture”, studio e perzgjedhur per te ndertuar nje project per rikonstruksionin e stadiumit “Qemal Stafa” eshte nje nga me te njohurat ne Europe. Mjafton te thuhet se ajo ka ideuar ndertimin e stadiumit te ri te Valencias, i quajtur “Nou Mestalla” qe pritet te jete nje nga me spektakolaret ne Spanje. Projekti i spanjolleve parashikon nje stadium me reliev, kjo do te thote qe pjesa e siperme e saj do te ndryshoje thuajse ne te gjithe gjatesine e vet, pasi ajo do te reflektoje harten e plote te Shqiperise. Sipas idese se spanjolleve, qe i eshte paraqitur sot presidentit te FSHF-se Armand Duka, ne profil stadiumi do te misheroje gjithashtu relievin e vendit tone, qe sicc dihet eshte kryesisht malor. Stadiumi do te kete te gjitha komoditet e duhura, i denje per nje stadium elitar europian. Per te arritur kete standart, ai do te kete te pakten kuoten minimale te vendeve te ulura te percaktuara nga UEFA, 30 mije, por mund ta kaloje, ndonese jo shume, kete numer.

Kosto- Studio spanjolle “RFA Arcitecture” ka percaktuar qe ky project do te doje rreth 60 mln euro shpenzime per t’u jetesuar. Kjo shume ne fakt eshte llogaritur duke pasur per baze tregun e punes ne Spanje, kosto e te cilit eshte shume me e larte se ne Shqiperi. Sipas nje perllogariteje te re, ne Shqiperi kosto e rindertimit te stadiumit “Qemal Stafa” do te shkoje nga 35 milione deri ne 40 milione euro. Nje shume qe pritet te ndahet mes UEFA-s dhe qeverise shqiptare.

e premte, 5 mars 2010

ArkiDoze



St. Mary of the Angels Chapel ne Rotterdam, Hollande nga Mecanoo, 2001.

e martë, 9 shkurt 2010

Apartamente te bukura (P.1)

Megith reecnsionin ekonomik teknologjia e per pasoje arkitektura kane avancuar me ritme shume te shpejta keto vitet e fundit. Forbes publikoi para disa ditesh listen e 10 qyteteve me te bukur te Botes. Pjese e rendesishme e tyre jane ndertesat e sidomos ato rezidenciale. Me poshte po ju paraqis disa nga ndertesat me te bukura ne bote sipas opinionit tim. Ju lutem te komentoni per ndertesa te tjera rezidenciale te bukura qe mendoni se duhej te fusja ne liste.

E para eshte Q1 Penthouse ne Bregun e Arte - Australi. Vlera eshte nga 9$-11.2 milione $.










E dyta eshte "The Montevideo" ne Rotterdam.







Pastaj vjen Sentinel Penthouse ne Zelanden e Re. Kushton rreth US$7,872,703.23 . Meqenese u bene shume foto po postoj vetem dy te tilla.




Meqenese artikulli u ngarkua shume me foto. Do vazhdoj te postoj ne ditet ne vazhdim apartamente te tjera interesante ne seksionin ArkiDoze