e shtunë, 8 dhjetor 2012

Kulla TID - Xhamat e rinj


Tek kullat TID u vune xhamat para nje jave dhe me pamjen e re deri tani duket "lezetshem"

e hënë, 3 dhjetor 2012

Riperteritja Urbane - Rotterdam

Ne kete postim do filloj te tregoj sesi qytetet kryesore ne Europe jane zhvilluar gjate viteve. Pra nje lloj perteritje urbane. Keto jane dy foto qe tregojne c'zhvillim ka pesuar ky qytet qe nga viti 1961.

Foto e vitit 1961



Foto e vitit 2012





Bie ne sy qe hapesirat e gjelberta jane rritur, gjithashtu arkitektura e ketij qyteti ka dicka karakteristike qe nuk e gjen ne asnje vend tjeter. Zhvillimi ka marr hov me te madh ne pjesen veriore te qytetit ndersa lagjet sub-urbane jane te zhvilluara ne jug, ne zonen e parkut. Pra ajo c'ka ka ditur te beje mire "Roterdam-i" eshte te ndaje qytetin ne zona te caktuara te cilat nuk "perzihen" me njera tjetren.

Rrugët, ja cilat do të financojë buxheti i 2013

Milot-Fushë-Krujë dhe studim projektimi për zgjerimin e Tiranë-Durrës.
Plani nga Unaza e Madhe e Tiranës te Rruga e Arbrit.
Buxheti i 2013-s, në një masë të madhe hap pak projekte të reja infrastrukturore, më shumë financon ato të filluara, ose u jep paratë kompanive që kanë përfunduar me kohë punimet në një segment të caktuar. Por, përkundër kësaj, fokusi i buxhetit mbeten akse shumë të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore në vend, që synojnë shkurtimin e distancave dhe nga ana tjetër, edhe përmirësimin e situatës së trafikut. Kjo e fundit në fakt, më shumë lidhet me Tiranën, ku buxheti do të vijojë të financojë projektin për Unazën e Madhe. Po kështu, superstrada Tiranë-Durrës që mbledh edhe trafikun më të lartë në vend, do të jetë në fokus për projektin e zgjerimit të saj
Rrugët
Kukës-Morinë do të marrë para nga buxheti për ndërtimin e veprave të artit përgjatë saj. Edhe pse masa më e madhe e parave është dhënë për vitin 2012, edhe viti i ardhshëm do të ketë financim të mjaftueshëm për këtë aks. Rruga e Arbrit është një tjetër rrugë që lakohet aq shumë nga qeveria dhe që për të tria lotet buxheti i vitit 2013 ka të planifikuara fonde. Kështu, për lotin e parë nga Ura e Brarit në hyrje të tunelit të Qafë-Murrizit janë parashikuar 45 milionë lekë, për pjesën nga dalja e Urës së Vashës në Bulqizë, janë parashikuar 46 milionë lekë, për lotin e dytë të po këtij aksi janë parashikuar 40 milionë lekë dhe po kaq edhe për të tretin. Një tjetër rrugë që do të financohet me buxhetin e vitit të ardhshëm është edhe ajo e dublimit të superstradës Milot – Fushë-Krujë, ku në total janë gati 335 milionë lekë për gjitha lotet e projektit. Bypass-Plepa-Rrogozhinë do të përfitojnë para edhe këtë vit nga buxheti, ku në total për këtë aks do të shkojnë rreth 371 milionë lekë. Unaza e Tiranës është një tjetër projekt që do të financohet nga qeveria për përfundimin e saj dhe për lotet e saj janë parashikuar 33 milionë lekë, kurse për aksin nga Unaza e Re e Tiranës në Mullet, qeveria ka vënë në dispozicion një fond financiar 96 milionë lekë që do t’u shkojë kompanive. Puna duket se do të vijojë edhe për studim-projektimin e superstradës Tiranë-Durrës, e cila nga studimi i konsulentit që u pagua nga KE vlerësohet si një “njollë e zezë”, ku ndodhin shumë aksidente. Kjo superstradë do të zgjerohet dhe për studim-projektimin e saj për vitin 2013. Qeveria ka vënë në dispozicion një fond modest prej 200 mijë lekësh, kur në fakt totali i gjithë projektit është 90 milionë lekë.
Rrugët që financon buxheti
Shuma përfshin në total të gjitha lotet e një rruge
• Ndërtim rruga Kukës-Morinë 116 milionë lekë
• Ndërtim Rruga e Arbrit 215 milionë lekë
• Ndërtim rruga Milot-F. Krujë 335 milionë lekë
• Ndërtim rruga Bypass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë 371 milionë lekë
• Ndërtim rruga e Porto-Romanos – Durrës 45 milionë lekë
• Ndërtim rruga Qukës Qaf-Plloç 38 milionë lekë
• Unaza e Madhe e Tiranës 33 milionë lekë
tuneli i Thirres
Qeveria nuk pret që menaxhimin e mirëmbajtjes dhe operimin e Tunelit të Thirrës në vitin 2013 ta kalojë shumë shpejt te privati. Të paktën kështu rezulton nga buxheti i vitit të ardhshëm, ku planifikohen që për Tunelin e Thirrës dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të harxhohen 110 milionë lekë, kur në total e gjithë vlera e projektit është 155 milionë lekë.
Hekurudhat
Në total, buxheti i vitit 2013 parashikon shpenzime në vlerën 95 milionë lekë për transportin hekurudhor. Të detajuara në tabela, qeveria parashikon që të japë 30 milionë lekë për përmirësimin e gjendjes së infrastrukturës hekurudhore, 45 milionë lekë për riaktivizimin e stacionit hekurudhor Kashar dhe 20 milionë lekë për përmirësimin e gjendjes së mjeteve hekurudhore.

Albania refused to bow down to PM’s pressure on Palestine vote

Turkish Prime Minister Recep Tayyip Erdoğan tried but failed to convince Albania to abandon plans to abstain on a vote to upgrade Palestine’s status at the United Nations and vote “yes” instead, according to daily Hürriyet.

Erdoğan told reporters earlier that he had personally called the leader of an unnamed country to discuss their planned abstention vote despite their previously positive attitude.

Erdoğan then said the world “heavily consisted of cowards."

Albania, the country Erdoğan reportedly targeted his criticism at, changed its vote from “no” to an abstention following heavy pressure from Ankara, but refused to vote “yes,” Hürriyet reported.

Erdoğan reportedly pressured Albanian Prime Minister Sali Berişa, saying an abstention "means a vote of no."

"I told them that this would upset the bilateral relations we have, and that it would upset us too," Erdoğan said. 

Lajmi i plote: http://www.hurriyetdailynews.com/albania-refused-to-bow-down-to-pms-pressure-on-palestine-vote-report-.aspx?pageID=238&nID=35915&NewsCatID=338

Reklama e AlbTelecom per 100 vjetorin

Reklama e AlbTelecom per 100 vjetorin e pavarsise ishte me e bukura e realizuara nga te gjithe reklamat e realizuara per kete dite. Gjithashtu sic e keni pare dhe ne nje postim te meparshem dhe godina e AlbTelecom ishte nder me te bukurat ne kete 100 vjetor pas rikonstruksionit tere shije. Duket si nje evolucion i shpejte dhe ne cmime e ne sherbime te kesaj kompanie.

Monumente te mbreterve Ilire

8 monumente te mbreterve Ilire te vendosur ne hyrjen e Muzeut Kombetar. Monumentet do te qendrojne per pak aty dhe me pas do te bejne nje "tour" neper qytetet shqiptare. Punimet jane shume te mira dhe ngjajne sikur jane punime te vjetra.



AlbTelecom

Godina e AlbTelecom e perfunduar pas rikonstruksionit. Punimet filluan 2 muaj me pare dhe perfunduan me rastin e 100 vjetorit te pavarsise. Nga foto duket qe eshte bere nje pajme shume e mire.