e premte, 20 janar 2012

Zonat më të shëmtuara të Tiranës

Aty ku sa herë kalon, ndihesh aq keq, sa të vjen turp që jeton në Tiranë. Duke i rënë rreth e qark kryeqytetit tonë, të shenjosh vendet që lënë shijet më të pakëndshme apo deri të neveritshme që mund të lërë ky qytet-kryeqytet-metropol. Disa nga zonat më të shëmtuara që kontrastojnë skajshëm me më të bukurat në Tiranë, që rezultojnë të pamundura për t’u ndryshuar deri më tash. Si tipare përcaktuese kanë vlejtur jo vetëm pallatet, baret dhe restorantet luksoze, por dhe mjedisi dhe silueta urbane rreth e qark. Jo vetëm rrugët e shtruara, por dhe ndotja e ajrit dhe ajo akustike. Madje, të dytat kanë qenë elemente përcaktuese të së bukurës apo jo të bukurës, edhe përjashtuese të luksit të të parave. E duke qëndruar e bashkëjetuar edhe fare pranë njëra-tjetrës. Edhe në ato zona qendrore ose fare pranë qendrës së kryeqytetit. Shëmtia e skajshme me bukurinë e skajshme në parametrat që ofron vendi ynë. Ja çfarë kanë analizuar, duke mbërritur në pika të përbashkëta arkitektët Aldo Merkaj, Eluerta Mehmetaj (Shkurtaj) dhe Gjovalin Shytani, përkatësisht të tre studiove të ndryshme arkitekturore në Tiranë. Stacioni i Trenit Një mori gjërash që e bëjnë vërtet ‘nga më të shëmtuarit’. Pavarësisht disa pallateve mjaft luksoze që janë ndërtuar e po ndërtohen rreth e qark aty, që bashkëjetojnë me ndërtesa të rrëgjuara të varfëruara në ekstrem ca më poshtë. Bulevardi Zogu I e ndan këtë zonë si me thikë nga një zonë urbane në një zonë rurale. Pjesa e poshtme e Bulevardit Zogu I gjallon nga ndërtimet e reja dhe rikonstruksioni i rrugëve, ndërsa po të ngjiteni pak më lart, shihni që rruga akoma nuk është rikonstruktuar e plotë dhe ndërtimet rrallë i kalojnë ato pesëkatëshe. Trafiku i rënduar, autobusë të grumbulluar në një sheshqëndrim, që është vetëkrijuar si stacion i transportit ndërurban, sepse nga pamja vetëm një përshtypje të tillë që nuk ta jep. Silueta urbane mbushet plot me ‘hallexhinj’ të veshur keq e fytyrëvuajtur. Prej varfërisë vijnë e grumbullohen aty urban pas urbani, për të blerë lirë tek ‘Treni’ i famshëm për çmimet më të lira të ushqimeve, por dhe rrobave të përdorura, që deri dje shiteshin edhe përtokë. Tregu po me kushte të mjerueshme në të dy anët e një rruge të keqe, së fundi pak më i disiplinuar nga shitjet përtokë, falë ndërhyrjeve të bashkisë. Mori njerëzish, dyqane të vegjël e të pistë anash, trotuare të ngushtë edhe në kryqëzimin kryesor në hyrje të tregut, ku mezi kalohet. Përveç këtyre detajeve, gjithë kohën shoqërohesh nga të bërtiturat specifike, që nuk i gjen kund tjetër, si: “Durrës! Durrës! Hajde Durrës!”. Të atyre zotër furgonash, që grishin klientelën me të thirrura në zë aq të lartë, saqë bashkë edhe me boriet në kor të makinave e bëjnë të dëmshëm, të padurueshëm qoftë edhe kalimin, pale qëndrimin aty. Kalimtarët thjesht kalojnë, pa kthyer kokën, pa u shqetësuar në fytyrë, pa vënë duar apo shami në hundë prej blozës së tmerrshme. Shumë të rrallë janë ata që iu ankohen ‘tellallëve’ me: ‘Mos bërtisni!”, ‘Ku je këtu?!”, “Mbaj tabelë përpara në vend të së bërtiturës!”. Por më kot se asgjë nuk ndryshon. Ndërkohë që Bashkia e Tiranës pikërisht zonën poshtë Stacionit të Trenit e parashikon si bumin e zhvillimit të Tiranës së ardhshme. Sipas arkitektëve, ‘një zonë e pastër dhe e pazhvilluar’. Te ‘Teknologjikja’ Rrecka, rrecka, rroba të përdorura, të shitura pa kurrfarë higjiene, direkt përtokë mbi baltë apo pluhur, anash rrugës kryesore që lidh Tiranën me Durrësin apo rrugicash të pashtruara më në brendësi. Pamje të shëmtuara, të jashtëzakonshme në llojin e vet, por të zakonshme për sytë e kryeqytetasve shqiptarë tek e ashtuquajtura ‘Shkolla Teknologjike’. Dëngje-dëngje varg me rroba të përdorura, që të vrasin sytë, aq sa të duash t’i mbyllësh vrik menjëherë, e kur i hap mundësisht të jenë zhdukur nga faqja e dheut pamjet e pabesueshme, gati sureale. Kaq shumë rrecka ngado të pranishme nëpër qytetet shqiptare, mu në bash të vendit, duke të dhunuar edhe më keq me shëmtinë e tyre, të shitura ashtu pa asnjëlloj standardi minimal tregtimi. Të përdorura, por së paku të shitura në ndonjë mbështetëse, të sistemuara më në brendësi, larg ndotjes më të madhe të ambientit, nën strehë e nëpër dyqane. Por i gjen ngado, të varura, të hapura edhe në mes të pluhurit, blozës së makinave dhe baltës. Një tjetër aspekt tjetër i kualifikimit urban në këtë zonë është përmirësimi i kushteve të Tregut Ushqimor, i cili megjithëse është ridimensionuar në zonën e projektuar dhe më parë, përsëri është bymyer në stilin shqiptar, duke zënë pjesë të trotuarit ngjitur me tregun. Por edhe këtu pritet të kalojë Unaza e Madhe dhe rikualifikimi i zonës me sa duket do të mbërrijë bashkë me të në një fazë të dytë. Tek spitalet Edhe tek spitalet e QSUT-së, syri të rrok me dhimbje mjerim. Sidomos siluetë urbane të rrëgjuar. Jo vetëm prej të sëmurëve që mbartin në vetvete silueta të brishta e trishta, por dhe të afërmve të tyre, kokë e këmbë të zhytur në varfëri, që përplasen e grumbullohen të shumtë dashje pa dashje në ato dyer publike, e trokasin të ardhur nga gjithë Shqipëria, sidomos zonat rurale. Kjo zonë mund të quhet e shëmtuar edhe për shkak të mbetjeve urbane, të cilat hidhen jashtë vendeve të grumbullimit dhe kur kjo gjë bëhet në zona të tilla të banuara si QSUT apo në zonën përreth Spitalit Ushtarak mbetjet spitalore bëhen të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Problematike në këtë zonë është dhe djegia e mbetjeve në vendgrumbullim, duke ndotur ambjentin. Te tregu në Allias Është tregu i lënë pasdore aty në hyrje të kësaj lagjeje. Dy vjet më parë në mes të baltës, së fundi të paktën mbi asfalt, por sërish shëmtuar. Rroba të përdorura përtokë, një treg fruta-perimesh, por edhe peshk mund të gjesh përzier aty, në një mjerim llamarinash, perdesh sterrë dhe një tualeti publik afër, që parfumos pikërisht ato që nuk do të duhej kurrsesi, ushqimet, por dhe blerësit. “Këtu është si në Afganistan”, thonë tregtarët. Unaza e Re, si Komuna e Parisit ‘Unaza e Re’ ofron jetë të mirë me shërbimet e shumta që ofron, por nga ana urbanistike ‘po merr kot’.Pomerr formë kanionike. Objekte të larta me rrugë të ngushta, tepër fluks, trafik tepër i ekzagjeruar, duke pasur parasysh cilësinë e mjeteve tona motorike që lënë për të dëshiruar. Nuk ka gjelbërim. E ka marrë edhe zona ‘Komuna e Parisit’ këtë formë, por po merr të njëjtat nuanca edhe një pjesë e urbanizuar së fundi dhe që premtonte si Unaza e Re, ose ‘tek Astiri’, siç e quajnë rëndom zonën. Ndërkohë, ndërtimi i Unazës së Madhe nga ana mjedisore-urbanistike ka dëme, sepse rrezikon edhe zonat afër Liqenit Artificial, e vetmja ‘mushkëri’ e qytetit, por nga ana e zgjidhjes së problemit të trafikut i jep frymëmarrje qytetit. ‘Zogu i Zi’ dhe ‘Dogana’ Kanë të dyja zonat disa të përbashkëta: rrugë të gjera, përballojnë fluksin e hyrje-daljes së automjeteve nga Tirana. Por nuk kanë barriera të mëdha mbrojtëse ndaj ndotjes akustike, barriera ndaj ndotjes së ajrit nga pluhuri, tymërat dhe gazrat e karburantit të makinave. Në këtë pikë mund t’iu bashkëngjitej edhe lagjja e shumëpërfolur në kësi ndotjesh, ‘21 Dhjetori’. Mbrojtja apo shpëtimi, sipas arkitektëve, mund të realizohet me anë të gjelbërimit me lartësi dhe materialeve të mirëfillta metalike anash rrugës. Pallati i madh në ngjyrë të bardhë tek ‘Zogu i Zi’, për shembull, kur u ndërtua ishte borë i bardhë e tani është errësuar në gri. Rrobat e lara dhe ndera paradite nëpër ballkone, pasdite familjarëve iu bëhen sterrë. E njëjta situatë është përcjellë edhe në mushkëritë tona dhe mbetet mister se si mbijetojnë apo nuk mbijetojnë njerëzit në këto zona. Tek Tregu i Medresesë Pondërtohet edhe aty një qendër e re dhe e madhe tregtare. Kësisoj parashikohet të vijë urbanizimi më i madh dhe i plotë i zonës. Për momentin kjo lagje është e mbingarkuar me njerëz, sidomos prej tregut, ndërkohë që pjesa e infrastrukturës lë për të dëshiruar. Lagjia e Medresesë i ka problemet më të mëdha për sa i përket ndotjes nga mbetjet ushqimore dhe ato spitalore, gjë që është akoma më e rrezikshme. Duke qenë se përballë këtyre mbetjeve gjendet shkolla e Mjekësisë, e cila përveç lehtësive që ka për shkak të afërsisë me Qendrën Spitalore, më shumë duket se banorët duhet të ruhen për shkak të “triadës së rrezikshme”; Tregu Ushqimor, Tregu i Medresesë dhe Qendra Spitalore, të cilat krijojnë herë pas here male me plehra, herë për shkak të mosqytetarizimit të banorëve dhe herë për shkak të neglizhencës së subjekteve të kontraktuara nga bashkia për të menaxhuar këto mbetje. Te ‘Don Bosko’ Në pamje të pare, si strukturë kjo rrugë nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Është madje një zonë relativisht e re, plot pallate të bukura. Por trotuaret male-kodra, pluhuri në rrugë nga makinat e këmbët e kalimtarëve të shumtë, trotuaret plot me tregje fshatare e ambulantë në mes të rrugës, në mënyrë të paorganizuar e që të zënë frymën si te ‘Don Bosko’. Pa llogaritur siluetën urbane, që përbëhet dhe mbizotërohet nga popullsi e varfër e zonës, përveç edhe asaj të pasur. Edhe Komuna e Parisit Kritikohet sidomos për mbetjet urbane. Është lagjja që përfaqëson më së miri problemin e mbetjeve urbane. Megjithëse është lagjja më e re e qytetit dhe e krijuar për të sjellë rifreskim të qytetit mund të gjesh mbetje urbane në çdo centimetër të kësaj zone. Në pjesën veriore të Komunës së Parisit problemi kryesor është mosrikonstruksioni i rrugëve, i cili nuk sjell probleme të mëdha trafiku për shkak se trafiku do të zgjidhet me unazën e madhe të Tiranës, por sjell probleme të mëdha të gjelbërimit të zonës. Ndërkohë, pjesa jugore problemin kryesor e sheh në rrjetin e telave mbitokësore të energjisë elektrike, telefonisë apo internetit, që janë zhvilluar sistematikisht si rrjet merimangash. Megjithëse këtë problem e has në pjesë të ndryshme të Tiranës, në këtë zonë për shkak të zhvillimit të shpejtë është më e dendur. Mjafton të përmendësh faktin që në Komunën e Parisit nuk gjendet asnjë kabinë e Albtelekom. Vetëm një kompani që operon në tregun shqiptar të shpërndarjes së internetit e ofron këtë shërbim, sepse investimi në rrjetin e infrastrukturës nëntokësore është shumë i lartë në krahasim me sjelljen e fijeve “pemë me pemë”, dukuri 100% Albanian Standard. 1. Silueta urbane me probleme ka të bëjë me heterogjenitetin e popullsisë në Tiranë. Duam s’duam kemi të bëjmë me të gjitha llojet e kategorive sociale. 2. Çfarë po bëjmë ne arkitektët, ndërtuesit? Realizojmë pallate dhe shumë pak realizojmë mjedisin rreth e përqark tyre. Kjo është problematikë e madhe nga ana jonë.

e diel, 15 janar 2012

Projektet e porteve per vitin 2012

PROJEKTET E PORTEVE 2012


1.Porti i Durrësit

Përfundimi i Terminalit të pasagjerëve dhe sistemimi i shesheve përreth.
Janë në proces dhe pritet të fillojnë punimet brenda vitit 2012 për ndërtimin e kalatës 7/8 me paketën financuese të BEI BERZH

Në Maj të vitit 2012 përfundojnë punimet për ndërtimin e kalatës 10 me financim të APD 8.2mil euro.

Brenda këtij viti pritet të fillojnë punimet për thellimin e basenit të portit të Durrësit në një vlerë prej rreth 16mil euro me fonde të APD-së.


2.Porti i Vlorës

Është në fazën e prokurimit me fonde të Kooperacionit Italian zbatimi i fazës I të masterplanit të rishikuar për portin e Vlorës .


3.Porti i Shëngjinit

Në korrik të 2012 pritet përfundimi i kalatës së re prej 100 m me një financim të BE-së.


4.Porti i Sarandës

Përfundon ndërtimi i kalatës për përpunimin e anijeve turistike kruiz në portin e Sarandës, me kredi të BB neëkuadrin e e projktit të BB për manxhimin e integruar të bregdetit të Jugut.


Tiranë 9 Janar 2012

Nje Jave, Nje Qytet: Costa Azahar, Castellon, Spain

Bashkimi perfekt i maleve dhe bregdetit mund te gjendet vetem ne Castellon. Rreth 120 km vije bregdetare dhe me qindra plazhe te njohura ne rajonin e Valencias. Buze nje qyteze te vogel, bregdeti te ofron aktivitete te shumta. Benicassim, Oropesa del Mar, Peñíscola and Castellón de la Plana i ofrojne vizitoreve nje trashegimni te pasur kulturore. Ne Castellon gjenden dhe 8 nga parqet me interesante nenujore. Plazhet si Torreblanca, Peniscola, Nules, Benicassim, Xilxes, Alcossebre, Moncofa fhr qytezat e vogla perreth sigurisht nuk e bejne kete vend nje parajse monotone si ato ku gati gati je i detyruar te qendrosh shtrire ne rere e te marresh tere kohes rrezet e diellit por te ofron nje natyre qe te ve gjithmone ne levizje, te ofron shume aktivitete dhe te josh te eksplorosh pejsazhe qe te duken sikur ti je ai i pari i cili po shkel ne to. Nje set fotografik i kesaj zone ofrohet me poshte:


e enjte, 12 janar 2012

Pallati "Ambasador 3" nga ManeTCI

Tirana DataCom

Tirana DataCom eshte nje qender logjistike moderne me qender ne Kashar, ne afersi te Tiranes. Ndertimi fillon ne Janar 2011 dhe mbarimi i punimeve parashikohet ne fillim te vitit 2012. Siperfaqja do te jete rreth 5935 m2.

Renderat e projektit jane si me poshte:

SIVA PARTNERS LLC DO TË NDËRTOJË NË SHQIPËRI NJË REZORT SUPER LUKSOZE ME VLERË $1,5 MILIARDË DOLLARË

Viti 2012 sjell raporte jozyrtare se grupi ekzekutiv i SIVA Partners LLC me qendër në New York dhe me zyra në Tiranë, Vlorë e Sarandë do të shkojë këto ditë për të vizituar vendet e Ballkanit. SIVA Partners në planet e biznesit të saj ka investimin e miliarda dollarëve për projekte të shumta në Shqipëri, Kosovë si dhe vendet e tjera të Rajonit. Ne patëm rast të kishim një bashkëbisedim të shkurtër me një drejtues ekzekutiv të SIVA Parnters, i cili na konfirmoi që ky grup i fuqishëm investimi do të vizitojë këtë rajon dhe do të takohet me liderët e qeverive përkatëse si edhe me biznesmenë nga këto vende, ku edhe do eksplorojnë mundësitë e ndryshme për investime të fuqishme që ekzistojnë në këtë rajon.
SIVA Partners fillimisht u krijua nga z. Valentin Gurraj i cili është me origjinë nga Shqipëria. Me Valentinin kam patur rast të njihem që në Tiranë kur bashkëpunoja me median e shkruar pranë ish të persekutuarve politikë të Shqipërisë, e ai në median e djathtë elektronike. Eshtë një djalë plot pasion, inteligjent, me kuraojo e ambicje për të ecur përpara. Rrjedh nga një familje ish e persekutuar politike nga rregjimi diktatorial në Shqipëri. Si i ri e me dashuri të madhe për atdheun edhe këtu në emigracion punon e shfrytëzon mundësitë e njohjet e tij për zhvillimin e ndërtimin e vendit me standartet perëndimorë. Krahas studimeve të larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai punon, jo vetëm për veten e tij e familjen, por edhe zemra e mendja i rreh tek mëmëdheu ku u lind e u rrit. E ndërsa tani ka arritur që me punën e tij të palodhur të renditet në një ndër bisnesmenët e investitorët më të suksesshëm për vendin tonë.
Z. Gurraj beson se Shqipëria është gati për investime të mëdha dhe një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm mbas dekadave të shumta nën një rregjim komunist. Asnjë ndërtim i deritanishëm në Shqipëri e në rajon nuk mund të krahasohet me këtë master plan të vërtetë. Do të jetë një destinacion joshës, një projekt madhështor për Shqipërinë. Si i tillë, shumë shqiptarë në Shqipëri e jashtë saj kanë shprehur një entuziasëm tepër të madh për të qenë pjesë e këtij projekti. Ky projekt ka një mbështetje të konsiderueshme të qeverisë Shqiptare duke filluar nga Krymenistri Shqiptar Dr. Sali Berisha.
SIVA Partners janë duke planifikuar të investojnë mbi $10 miliard dollarë në vendet e Ballkanit në fusha të ndryshme si pasuritë e patundshme, shërbimet financiare, turizëm, teknologji, bujqësi dhe energji. Ky grup përfaqësues i SIVA Partners do të takohet me biznesmenë që kanë projekte të ndryshme dhe kanë nevojë për burime të sigurta financimesh dhe/ ose të hynë në partneritet me ata. SIVA Partners dëshiron të bashkëpunojë vetëm me individë me eksperiencë që kanë krijuar një emër në fushat e tyre përkatëse.
SIVA Partners u krijua në 2010 nga Valentin Gurraj dhe Simon Elyakim. Ata zbuluan një mundësi në marketet financiare për të arritur një fitim të konsiderueshëm të investimeve të klientëve të tyre dhe vendosën të sillnin, në këtë partneritet të sapokrijuar, individë të tjerë me eksperienca të ndryshme në fushën e pasurive të patundshme si dhe investimeve financiare për ti kombinuar aftësitë e tyre të çmuara në një organizatë të vetme: SIVA Partners.
Drejtuesit e SIVA Partners kanë një metodë tepër të avancuar në lidhje me mënyrën se si investojnë dhe janë të njohur për stabilitetin e tyre financiar, përdorimin e kujdesshëm të marrjes së huave si mjet financues i investimeve të tyre, si dhe marrëdhëniet e fuqishme me institucionet kreditore. Zoti Gurraj ka krijuar një "database" gjatë eksperiencës së tij në fushën e shitjeve të pasurive të patundshme komerciale. Gjithashtu, Z. Gurraj dhe drejtues të tjerë të SIVA Partners janë individë me një vlerë pasurish të konsiderueshme që besojnë tek ideja e distributimit të kapitalit tek investitorët e tyre.
Master plani i Projektit të SIVA Partners do të jetë në një gadishull të vogël të rrethuar nga deti Adriatik. Ky projekt do të ketë marinën më të madhe në Shqipëri e në Rajon me 800 vende për jahte ose objekte të tjera lundruse. Epiqendra e rezortit turistik do të jetë kazinoja dhe dy kulla 75 - katëshe me një arkitekturë moderne dhe madhështore e me një pamje fantastike të detit Adriatik si dhe të 3 fushave të golfit, dizenjuar nga projektues me famë botërore.
Z. Gurraj beson se të zhvillosh një projekt të kësaj madhësie në një treg që po fillon të rritet në Europë, do e pozicionojë SIVA Partners në hartë si sipërmarrësin primar dhe më të rëndësishëm të investimeve në rajon. Ndryshe nga projektet e tjera të cilat janë ndërprerë ose janë lënë përgjysëm për shkak të mungesës së financimeve, ky projekt nuk do jetë i varur nga borxhet apo kreditë bankare, por përkundrazi do jetë i financuar tërësisht me Kapital Privat. Aktualisht, master planet e këtij projekti janë duke u përfunduar nga katër kompani arkitekturale, dhe si përfundim skicat finale të dizenjuesve do të selektohen brenda 2 - 3 muajve të ardhshëm.
Krahas këtij projekti me një vlerë prej $1.5 miliard dollarësh, ne kemi mësuar qe SIVA Partners zotëron një bankë komerciale të quajtur Forefront Capital, e cila ka "asete" të konsiderueshme nën zotërim si dhe është e lidhur dhe ka interesa në shumë qendra të rregjistruara investimesh me një vlerë totale mbi $15 miliard dollarë "asete" nën menaxhim. Kjo bankë do të sigurojë burimet e nevojshme financiare për projektetet e SIVA Partners.
Sipas të dhënave e burimeve tona, SIVA Partners investon në SH.B.A. si dhe në shkallë internacionale në vende të tjera në Europë, Amerikën e Jugut, Arabi, Izrael dhe Brazil. Partnerët e ndryshëm të SIVA Partners kanë në zotërim pasuri të patundshme si hotele luksoze, ndërtesa zyrash dhe familjesh/banimi në zona të shtrenjta metropolitane, si dhe shumë objekte të tjera të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike e financiare.
Kompania aksionere kryesore e SIVA Partners është akoma mister dhe ne nuk ishim në gjendje të gjenim shumë informacion rreth tyre. Ka pasur disa thashetheme të publikuara nëpër mediat e ndryshme elektronike që kanë deklaruar se bisnesmeni i fuqishëm amerikan Donald Trump do të jetë partner me SIVA Partners në këtë projekt. Ne nuk kemi mundur ta vërtetojmë një fakt të tillë me SIVA Partners. E vetmja gjë e sigurtë është se SIVA Partners do të ndërtojë një rezort që nuk është parë më përpara në Europë.
Gjithashtu kemi mundur të zbulojmë se SIVA Partners ka përfaqësues në Shqipëri e Kosovë. Përfaqësuesi në Kosovë është Z. Blerim Grainca, i cili është gjithashtu dhe përgjegjësi kryesor i investimeve në Ballkan. Përfaqësusi i SIVA Partners në Shqipëri është: Z. Sam Dardha, Drejtor Menaxhimi për Shqipërinë, Vasal Cutaj: Drejtor kryesor i SIVA Partners SH.P.K, Ilir Konomi: Direktor i Investimeve në Shqipëri, Rezart Sina: Përgjegjës i Informacionit për Rajonin e Ballkanit. SIVA Partners përfaqësohet nga 3 zyra në Shqipëri: Tiranë, Vlorë dhe në Sarandë.
Në një nga takimet e tyre zyrtare ku pata mundësi të asistoj edhe unë ishin gjithashtu të pranishëm kandidati për Senator Z. Petër Lumaj, Presidenti i Fondacionit Shqiptaro – Amerikan Z. Esad Rizai dhe përkthyesi i njohur i komunitetit tonë Z. Sokol Kongoli.
Gjatë këtyre ditëve, ne mundëm të siguronim edhe një listë të emrave të individëve që janë të përfshirë në vizitën në Shqipëri më datën 15 Janar 2012, për tu takuar me Kryeministrin e Shqipërisë Dr. Sali Berisha për të shprehur interesin e investimit në Shqipëri:

Simon Elyakim – Presidenti i SIVA Partners
Mohammad Ali – Drejtori Menaxhues
Bradley Reifler – Presidenti i Forefront Capital Bank under SIVA Partners
David Wasitowski – Pergjegjesi Kryesor i Financave te Forefront Capital Bank
George Frangaj – Partner
Marcello Rodriguez – Arkitekti Kryesor i Projektit

Antonio Marques – Inxhinier i SIVA Partners

e hënë, 9 janar 2012

Pallati i ri ne rrugen Sali Butka


Prapa UET kishte kohe qe po ndertohej nje pallat qe thuhej qe kishte nje arkitekture te bukur dhe te rralle. Ja kush eshte...