e martë, 28 gusht 2012

Skopje City Mall

Në vjeshtë pritet të fillojë punën qendra më bashkëkohore tregtare “Skopje City Mall”. Objekti me vlerë rreth 70 milionë euro do te këtë sipërfaqe prej 90 mijë metrave katrorë dhe do të disponojë me më shumë se 40 marka të njohura botërore, të cilat për herë të parë do të jenë të pranishme në tregun e Maqedonisë. Njëri ndër investitorët më të mëdhenj të qendrës më bashkëkohore tregtare është bizne
smeni shqiptar Samir Mane, pronar i shumë qendrave tregtare në Shqipëri. Drejtori ekzekutiv Ivajllo Ivanov, në takimin e djeshëm me gazetarët, informoi se në vijim janë negociatat përfundimtare me grupin e fundit të qiramarrësve potencialë dhe se me përfundimin e tyre pritet plotësimi i tërësishëm i kapacitetit të hapësirës zyrtare të qendrës tregtare.

“Qendra tregtare Skopje City Mall do të ketë kapacitet prej 1 300 vendeve për parkim, si dhe pistë të posaçme për biçikleta dhe këmbësorë. Qendra do të disponojë me Multipleks-kinema me 9 salla dhe me teknologji 3D, hipermarketin Carrefour, sallë për bouling, me një koncept të kompletuar për argëtim familjar, markat e njohura botërore, si dhe shërbime të tjera, që do të jenë pjesë e ofertës së pasur të kësaj qendre”, vlerësoi Ivanov.

Nuk ka komente:

Posto një koment