e mërkurë, 10 shkurt 2010

Disa nga Urat me te bukura ne Bote

Ura Erasmus eshte nje ure e varur mbi lumin New Meuse qe lidh pjesen veriore me jugore te qytetit te Rotterdamit Ne Hollande. Ura eshte 808 metra e gjate dhe ne mes ka nje lartesi prej 139m.



Ura Golden Gate eshte nje ure e varur qe qendron mbi gjirin e San Franciskos ne oqeanin Paqesor. Ne vitin 1937 kur u perfunduan punimet ura Golden Gate ishte ura me e gjate e kohes ne bote. Qe nga ajo kohe 8 ura te tjera ia kaluan ne gjatesi.



Tower Bridge eshte nje ure kombnim i ures se varur dhe te levizshme. Ura ka dy kulla te medha ne qender. Emrin e ka mare keshtu meqe eshte afer me kullen e Londres. Gjatesia eshte 244 metra.



Millau Viaduct eshte nje ure e varur ne Jug te Frances. Eshte nje nga urat me te larta per makina ne bote me 343 m lartesi, me e larte se Kulla Eiffel. Gjatesia totale eshte 2460 metra. Eshte rruge me 4 korsi.



Ura Brooklyn eshte nje nga urat me te vjetra te varura ne Amerike. Lidh dy lagjet e njohura Brooklyn dhe Manhattan duke kaluar mbi lumin East River.Gjatesia e saj eshte 1825 metra dhe gjeresia 26 metra.

Nese mendoni se ka ura te tjera qe mund te konkurojne me keto mund te sugjeroni te komentet.

1 comment:

  1. "bridge between East and West" eshte nje ure e arkitektures moderne ne Turqi.besoj qe kjo mund te konkuroj ketu..!

    ReplyFshije